Gjermania përgatitet për luftë: Plani i emergjencës për spitalet e Berlinit

1 minute, 17 seconds Read

Autoritetet gjermane kanë aktivizuar një plan emergjence për spitalet në Berlin, si një masë përgatitore për skenarë të mundshëm lufte apo fatkeqësish madhore, në një hap të pazakontë për vendin.

Sipas raportimeve mediatike lokale, plani është finalizuar pas një bashkëpunimi dyvjeçar mes Ministrisë së Shëndetësisë të Berlinit, ushtrisë gjermane dhe 12 spitaleve kryesore, ndërsa dokumenti mbetet i klasifikuar për arsye sigurie.

Plani parasheh përgjigje ndaj situatave kritike si sulmet ushtarake në zonën metropolitane, kërcënimet hibride, fatkeqësitë natyrore dhe kolapsi i infrastrukturës kritike, raporton lajmishqip.

Pikat kyçe të planit përfshijnë sigurimin e funksionimit të pandërprerë të spitaleve gjatë krizave, një sistem të koordinuar për shpërndarjen e pacientëve, si dhe ruajtjen e rezervave strategjike mjekësore dhe energjetike për të garantuar shërbimet në kushte ekstreme.

Ky vendim strategjik i Berlinit vjen në një periudhë të tensioneve të larta në Evropë, të nxitura nga konflikti në Ukrainë dhe kërcënimi potencial që perceptohet nga Rusia.

Paralajmërimet e fundit nga krerët e ushtrisë dhe inteligjencës gjermane sugjerojnë se Rusia mund të testojë gatishmërinë mbrojtëse të NATO-s brenda katër viteve të ardhshme dhe të sulmojë një vend anëtar.

Sipas tyre, Moska po rrit në mënyrë të ndjeshme kapacitetet e saj ushtarake konvencionale dhe deri në fund të dekadës, ushtria ruse mund të jetë e përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj aleancës, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme