Gara për kryetar të Mitrovicës së Jugut po merr një drejtim më të qartë, ndërsa procesi i verifikimit të votave vazhdon. Të dhënat e fundit nga Qendra Komunale e Numërimit tregojnë se pas verifikimit të rreth 75% të votave, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka krijuar një epërsi të konsiderueshme.
Tahiri prin aktualisht me 11,355 vota, që përkthehet në 50.04%, duke u pozicionuar qartë në krye të garës.
Ai ndiqet nga kundërkandidati i tij, Faton Peci, i cili deri më tani ka grumbulluar 10,383 vota, ose 45.76%. Shumë më pas renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Plakolli, me 773 vota të siguruara./lajmishqip.net