Deklarohet ministrja Haxhiu për Faton Hajrizin: ” Ne nuk mund ta quajmë hero..”

0 minutes, 54 seconds Read

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Faton Hajrizi nuk mund të quhet hero.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Faton Hajrizi nuk mund të quhet hero për shkak të veprave të rënda penale që ka kryer dhe dënimeve që ka marrë për to.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Haxhiu ka njoftuar se shkaku i kërcënimeve që ka marrë nga individë të ndryshëm në lidhje me deklaratat e saj për Faton Hajrizin ka marrë mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.

“Nuk mund ta quajmë hero një person që ka vepra të rënda, që ka plagosur Policinë e Kosovës që është dënuar për vepra të rënda. Kam pranuar kërcënimeve nga individë të ndryshëm, vlerësimi i rrezikshmërisë do të bëhet së shpejti. Por për të shmangur çfarëdo situate, natyrisht e kemi parë të rëndësishme që përkohësisht të ketë mbrojtje”, ka thënë Haxhi në një deklarim për media, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Publikime te ngjashme