Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në “Paris 2024” dhe të pestën medalje olimpike për Kosovën. Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, duke uruar popullin shqiptar për këtë sukses. Postimi i Kukës: “Medalja nr 5 Olimpike! Kosova ime Gëzuar. Populli im Shqiptar urime e gëzuar”.
Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë pasi mposhti me sukses xhudisten nga Kroacia, Kriston, raporton Sinjali. Laura e ka fituar këtë medalje në ‘Golden Score’ pas një gabimi të kundërshtares. Kjo është edhe medaljen e saj e parë olimpike në debutimin e saj të parë në olimpiadë.
Në ditën e sotme të Lojërave Olimpike, radhën për të zbritur në skenë e pati notari shqiptar Grisi Koxhaku. Notari shqiptar ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë, teksa u rendit në vendin e pestë me kohën 52.32. Nga ana tjetër, një rezultat mjaft pozitiv u regjistrua nga […]
Laura Fazliu e ka nisur me sukses aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’. Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë. Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove. Me këtë […]
Donjeta Sadiku është mposhtur nga kolumbiania Pana Valdes me pikë, duke përfunduar rrugëtimin në Lojërat Olimpike. Boksierja jonë e filloi me kujdes të shtuar në raundin e parë, por që ishte një angazhim jo edhe i lartë në tempo. Edhe raundi i dytë ishte skenar i të parit, me Donjetën që kërkonte të dilte përpara, […]
Akil Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë olimpike. Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov. Akili ka ende mundësinë për të shkruar histori. Asnjë sportist nuk ka fituar medalje olimpike duke prezantuar Kosovën. Kosova tashmë i ka […]
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike, duke i sjell Kosovës të parën medalje nga “Paris 2024” Xhudistja jonë u mposht në finale nga uzbekistanja, Diyota Keldiyorova në kategorinë deri në 52 kilogramë, por që për të ishte një arritje historike, pasi është e dyta medalje në lojërat olimpike. Me këtë […]
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të xhudos në kategorinë -52 kilogram. Krasniqi mposhti kundërshtaren e saj në gjysmëfinale, Odette Guiffrida. Me këtë fitore, tashmë Kosova e ka të siguruar një medalje olimpike. Por, Krasniqi në finale tashmë do të synojë të artën – por edhe nëse humb, vendi i […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike 2024 që po mbahen në Paris. Kurti ka thënë se “Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos”. “Kosova fitoi medaljen […]
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila po ndjekë nga afër Lojërat Olimpike, është deklaruar për rezultatin e argjendtë që arriti Distria Krasniqi. Osmani tha se Krasniqi e lartësoi flamurin e shtetit tonnë në majat më të larta. “Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht […]