MUP’i serb vazhdon me politizime të situatave, në varrimin e policit të vrarë nga Faton Hajrizi, këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën! (Video)

Të shtunën është varrosur polici 34 vjeçar serb Nikola Krsmanoviq i cili u vra javën e kaluar nga Faton Hajrizi. Ai është varrosur në një fshat të Loznicës, me ceremoni shtetërore. Togu i nderit i xhandarmërisë serbe të shtunën ka shtënë në ajër në nderim të policit të vrarë ndërsa më pas kanë kënduar këngë […]

Në debati e tij me Putin, Vuçiq e përfshinë edhe Kosovën: “Kurrë nuk e di pse rusët u larguan nga Kosova”

Presidenti serb ka vazhduar të bëjë deklarata pro Rusisë. Ai madje mbrëmë ka shfrytëzuar disa minuta në televizionin të cilin e kontrollon që të flas edhe për Kosovën, duke përfshirë kështu shtetin rus dhe një ngjarje të ndodhur menjëherë pas luftës në Kosovë. Më 1999 forcat ruse kishin hyrë në Aeroportin e Prishtinës përpara forcave […]

Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë – ekspertët parashikojnë datën e përfundimit

Një valë e nxehtësisë që zgjati dy javë përfshiu të gjithë Evropën, duke shkaktuar kushte ekstreme të motit në shumë vende të Evropës Jugore dhe Lindore. Meteorologët evropianë dhe rajonalë parashikojnë një ulje të temperaturave në ditët në vijim. Vapa ekstreme që goditi këto rajone këtë muaj u shkaktua pjesërisht nga një valë ajri të […]

Kolonelja serbe kritikon Daçiqin që e quajti terrorizëm shtetror vrasjen e policit: “Një i arratisur nga burgu tentoi të kalojë ilegalisht kufirin, s’është terrorizëm”

Slavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, e ka kritikuar ministrin serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, lidhur me rastin e Faton Hajrizit. Ajo tha se me deklaratat e tij të shpeshta dhe ndonjëherë të pashembullta ka treguar se nuk është i denjë për postin që mban, shkruan ‘Nova’. Daçiq e ka […]

Scholz: Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe të zbatohen marrëveshjet

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se me presidentin serb, ka biseduar edhe për temën e Kosovës. “Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Scholz. “Atje, kemi arritur marrëveshje, jemi pajtuar dhe […]

Daçiq ia komenton deklaratën Rabit Konjufcës: Si s’u vjen turp të thonë që rezultati tash është 1 me 1

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka vazhduar me pretendimet e tij se vrasja e policit serb ishte akt terrorizmi. Veç kësaj, ai raportohet t’i ketë kritikuar EULEX-in dhe policinë gjermane se nuk u kanë kthyer përgjigje rreth rastit. Sipas “Kosovo-Online”, ai ka përmendur presionin që i bëhet Serbisë në lidhje me sulmin terrorist […]

Vuçiq në stilin e Daçiqit e Millosheviqit flet për Faton Hajrizin: “Ai ishte nën ndikim të shërbimeve të ndryshme”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë televizive ka folur për vrasjen e Faton Harjizit nga autoritetet serbe. Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj. Ai tutje ka thënë se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe sipas tij “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. […]

Dëshmitari rrëfen momentin e vrasjes së Hajrizit: Tentoi të ngjitej kodrës, dëgjova të shtëna dhe e pashë duke u rrëzuar

I arratisuri nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, raportohet se është vrarë sot nga policia serbe. Në lidhje ngjarjen ka folur edhe një dëshmitar, Midorag Kojiq, i cili tha se ishte në shtëpi kur dëgjoi të shtënat. “Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. […]