Europarlamentari kroat: Isha në Uashington, nuk pashë që administrata e re e Trump po shkon drejt shkëmbimit të territoreve

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, në Euronews Albania ka folur për sulmin e 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut. Ai ka thënë se mbështesin autoritetet në Kosovës për të hetuar rastin. Ai shtoi se BE nuk do të lejojë në asnjë mënyrë destabilizimin […]

Kurti nis vizitën në Sarajevë, ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Lajmi për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga Elvira Dushi, presidente e komunitetit shqiptar në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Kurti do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni […]

Sulmi në Ibër-Lepencë! Vuçiç u shkruan shteteve dhe organizatave – çfarë përmban letra që u dërgua në KiE në Strasburg!

Serbia ka dërguar një notë verbale dhe një non-paper në Këshill të Evropës lidhur me sulmin e ndodhur në strukturën e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Në këtë letër, shteti serb shkruan se distancohet pa asnjë mëdyshje nga çfarëdo përfshirje në sulmin e 29 nëntorit dhe pretendon se akuzat e Kosovës që drejtojnë gishtin e […]

Provokim – Serbët paralajmërojnë protestë në sheshin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Tuz

Më 19 dhjetor, në sheshin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Tuz është paralajmëruar organizimi i një proteste nga OJQ Serbët në Mal të Zi”. Kjo protestë që në fakt është provokimin dhe nxitje dhune e urretje ndaj shqiptarëve, sipas organizatorit është protestë ndaj arrestimit të tre shtetasve të Malit të Zi në Kosovë, të […]

Një gjyqtare serbe nga Vranja emërohet kryetare e një gjykate në Preshevë, Mustafi: Diskriminim i qëllimshëm

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka reaguar për emërimin e një gjyqtareje serbe në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë. Aleksandra Kuzmanoviq nga Vranja më 28 nëntor u emërua kryetare të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, sipas një vendimi të publikuar në faqen zyrtare të gjykatave në Serbi. Ai […]

‘’Afër je o Krishtlindje’’, një i ri serb thotë se shpërthimin në Lepenc e kreu Rezistenca Çetnike, alarmon për sulme të reja

Një kërcënim i ri ndaj qytetarëve të Kosovës, po vie nga një i ri serb që pretendohet të ketë bazë komunat veriore. I mbuluar me një gjysmë maskë, në një video përmes paltformës Tik-Tok, denoncuar nga një lexues i klankosova.tv, ai thotë se shpërthimin me eksploziv në Ibër Lepenc, e kreu e ashtuquajtura ‘Rezistenca Çetnike […]

Sulmi në Ibër Lepenc, Shormaz-Vuçiqit: Si mund të mos jesh i dyshuar pas rastit të Banjskës

Dragan Shormaz, ish-bashkëpartiak i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj distancimit të tij rreth sulmit terrorist në Ibër Lepenc. Shormaz thotë se Vuçiq mohon çdo lidhje me këtë akt, ashtu siç mohoi edhe sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa u jep të drejtë dyshimeve rreth involvimit të Beogradit zyrtar, pasi Milan Radoiçiq, kryeorganizatori i sulmit […]

Vuçiç vazhdon me kërcenimet e tij të zakonshme për luftë: “Jeta është luftë…”

“Lufta është jetë, jeta është luftë! Asnjë dorëzim”, ky është mesazhi kërcënues që presidenti i Serbisë e bëri sot përmes një postimi në Instagram. Kjo vërteton deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për alarmin e hakmarrjes nga Serbia. Shefi i ekzekutivit ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon. […]