Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur një testim tjetër të një raketahedhësi të shumëfishtë, të cilin vendi i tij synon ta vërë në përdorim duke filluar nga ky vit, njoftuan mediat shtetërore të shtunën. Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, tha se testimi i së premtes […]
Rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar për takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë. Shefi i qeverisë shqiptare pritet të mbërrijë nesër në orën 9:30 në Stadiumin Galatsi, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit. Vizita e tij në Athinë do të jetë një ditore pasi është parashikuar që largimi të […]
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë, i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha, i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke. Sipas FSK-së, ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive […]
Policia e Kosovës njoftoj se të premten se një serb është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. I dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023. Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it. […]
Bashkim Bakiu nga VLEN pas përfundimit të takimit mes liderëve të koalicionit VLEN dhe Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO-DPMNE-së ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur. “Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të […]
Në Administratën Tatimore të Kosovës u mbajt takimi mes Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe ATK-së, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore. Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një […]
Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga finalja e Eurovisionit që mbahet sot. Klein pati një incident në prapaskenë pas performancës në gjysmëfinale të enjten. Një anëtare e grupit të produksionit pretendoi se këngëtari holandez tentoi ta frikësonte. Policia suedeze më pas nisi hetimet, shkruan BBC. Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit thanë se “nuk […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës raportohet e ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizatave dhe rreth 17 personave fizikë individual që refuzuan të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Sipas ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ASK, Avni Kastrati, deri më tani janë regjistruar mbi 1.2 milion banorë […]
Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar forcë në rajonin verilindor të Kharkivit. “Deri tani armiku vazhdon të ushtrojë presion në veri të rajonit tonë. Forcat tona kanë zmbrapsur nëntë sulme“, njoftoi guvernatori i Kharkivit Oleh Syniehubov në […]
