Sami Lushtaku: Në zgjedhjet e fundit ka pasur informacione që disa serbë e shqiptarë kanë dashur të më likuidojnë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushaku, ka treguar se në zgjedhjet e fundit nacionale i është ofruar përkrahje nga Policia e Kosovës për të mbrojtur meqë ka pasur informacione se është i rrezikuar. Ai tha se disa serbe me disa shqiptarë e kanë përcjellë dhe kanë pasur për qëllim likuidimin e tij. Megjithatë kreu i Skenderajt […]

Kurti: LDK-ja e AAK-ja nuk e duan fort largimin tim, vetëm një gjë e dëshirojnë

Kryeministri Albin Kurti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshirojnë ta kritikojnë e sulmojnë atë, më shumë sesa ta largojnë nga drejtimi i shtetit. Kurti tha mbrëmë nga Brukseli se është i gatshëm “edhe për qeverisje demokratike, edhe për zgjedhje të reja”. “Unë u përpoqa të mundësoj zgjedhje të […]

​FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku janë validuar dy kompani të regjimentit. Validimi i kompanive synon të sigurojë që njësitë ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale. Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe […]

Qeveria liron nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave. Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore: […]

Të dielën zhvillohet ndeshje futbolli mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë

Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin […]

Mediat turke: Shqipëria, jo më vend me shumicë myslimane, nën 50% për herë të parë

Ditën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri. Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi. Për herë të parë në historinë e shekujve të fundit, Shqipëria nuk është më një vend me shumicë myslimane. Lajmi ka tërhequr […]