Konfiskimi i pasurisë së kryeterroristit Radojçiq – Lista Serbe del me reagim propagandues

Lista Serbe ka lëshuar një reagim propagandues kundër aksionit të sotëm të autoriteteve kosovare të cilat basitesën dhe konfiskuan pasuri të kryeterroristit të Banjskës, Milan Radojiçiq. Sipas tyre më këto aksione, kryeministri Albin Kurti, po tenton t’i frikësojë serbët. “Sot në Mitrovicë, në bazë të urdhrit të Albin Kurtit, me qëllim të përshkallëzimit shtesë, në […]

Në Berlin shpaloset baneri “Kosova është Serbi”

Tifozët ultras serbë kanë vazhduar me provokime duke shpalosur thirrje anti-Kosovës në ngjarjet sportive. Të enjten, grupi i tifozëve të klubit të basketbollit, Partizani, ka shpalosur banerin “Kosova është Serbi” në Berlin gjatë përballjes Alba Berlin-Partizani në Euroligë. Adhurues shqiptarë të basketbollit kanë dërguar fotografi nga salla “Mercedes-Benz Arena”, që tregojnë banerin. Ndeshja është në […]

Ata që e sulmojnë KFOR-in veç edhe njëherë, do të përballen me aleancën më të fuqishme në tokë, thotë gjenerali italian

Federico Bernacca, gjeneral brigade dhe zëvendëskomandant i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit (BBF) që organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare (HIIA), dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund ta sulmojnë KFOR-in edhe njëherë dhe të kalojnë pa u ndëshkuar. […]

Joseph: Serbia, problemi më i madh në rajon – njohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së, thelbësore

Edward Joseph, ligjërues universitar dhe njohës i rrethanave politike në rajon, në një intervistë për platformën hungareze “The Long Brief” të martën, tha se përderisa Serbia mbetet problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor, njohja e Kosovës nga pesëshja e Bashkimit Evropian (BE) – Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro – mbetet çështje thelbësore. “Njohja […]

Gazetarja spanjolle: Kosova s’ka lidhje me Kataloninë apo baskët, njohja mund të vijë në të ardhmen e afërt

Kosova ka pak të bëjë me Kataloninë apo vendin Bask. Kështu shkruan gazetarja spanjolle Marta Moreno Guerrero që në krye, në titullin e një artikulli të publikuar në “Kosovo 2.0“. Gazetarja e pavarur e specializuar në politikat ndërkombëtare shkruan se pasi Spanja njohu pasaportat e Kosovës, është e mundur që Madridi “do të jetë në […]

Smith: Rusia po i përdorë metodat klasike për destabilizim në Ballkan

Ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith ka tërhequr vërejtjen se Rusia po i përdorë metodat klasike me qëllim të destabilizimit të rrethanave në Ballkanin Perëndimor. Ajo i cilësoi “taktika klasike” të Moskës zyrtare veprimet që po bëhen në rajon e që kanë për qëllim destabilizimin. “Ky (destabilizImi) është qëllimi përfundimtar dhe Rusia përdor një listë […]