Kryeministri Kurti, për mediumin britianik: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon ta mbajë qëndrimin se në Kosovë mund të ketë vetëm një lloj valute, si mjet pagese që mund të përdoret vetëm euro. Në një intervistë dhënë për “BBC”, kreu i ekzekutivit ka thënë se Serbia nuk mund t’ia imponojë serbëve të Kosovës përdorimin e dinarit sepse siç thekson ai, […]

Nagavci tregon cilët mësimdhënës do t’i nënshtrohen të parët provimit për licencë të avancuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se mësimdhënësi klasor dhe ata të lëndës së gjuhës shqipe dhe matematikës do të jenë të parët që do të kenë mundësinë t’i nënshtrohen provimit me shkrim për të fituar licencën e avancuar. Në prezantimin e udhëzuesit dhe pakos së instrumenteve për realizimin e vlerësimit të brendshëm të […]

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk e ka pritur që kryeministri Albin Kurti të befasohet me qëndrimin e Gjermanisë dhe as të Francës – shtete të cilat thonë se Kosova duhet të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e […]

Spajiç thotë se Mali i Zi do të votojë pro rezolutës për Srebrenicën në OKB, nxit reagimin e partive serbe

Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tha të enjten kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke nxitur reagimin e partive pro serbe e pro ruse, që janë pjesë e koalicionit të tij […]

Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë

Tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar edhe zyrtarisht pas lajmit që Shqipëria së bashku me Serbinë janë kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21 në vitin 2027. Gjatë ditës së sotme, gazetari Blendi Fevziu publikoi një video së bashku me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. […]

Këngëtari suedez me origjinë palestineze paraqitet me “kefije” në gjysmëfinalen e Eurovizionit

Këngëtari suedez me origjinë palestineze, Eric Saade, që u paraqit në hapjen e gjysmëfinales që mbahet në kuadër të konkursit të këngës “Eurovizion 2024” që do të zhvillohet më 11 maj në Suedi, këndoi këngën e tij me “kefijen” palestineze. Gjysmëfinalja e parë e konkursit të këngës “Eurovizion 2024” u mbajt në Arena në qytetin […]

Baton Haxhiu shihet duke hyrë në SPAK

Gazetari Baton Haxhiu i është drejtuar këtë të enjte ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri. Në mediat e Shqipërisë janë publikuar pamjet kur Haxhiu hyn në SPAK. Siç raporton Top Channel nuk dihet ende nëse Haxhiu është paraqitur për të bërë ndonjë kallëzim apo është thirrur nga prokurorët për ndonjë nga dosjet që kjo prokurori […]

Mediat greke konfirmojnë: Fjalimi i Ramës për shqiptarët do të mbahet në stadiumin “Galatsi”

Mediat greke shkruajnë se është vendosur që fjalimi i Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi. Fjalimi në Athinë do të pasohet nga vizitat përkatëse në Milano më 26 maj, Londër më 2 qershor dhe Dusseldorf më 16 qershor, ndërsa turneu quhet “Krenar për Shqipërinë” Vlen të theksohet se vizita në […]

Feja kundër qeverisë, pesë besimet fetare njëzëri “jo” nismës për surrogacinë

Pesë komunitetet fetare në Shqipëri dalin njëzëri kundër projekt-ligjit për shëndetin riprodhues dhe seksual. Pasi mori kohë dhe shqyrtuan draftin e ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli ndërfetar e cilëson të papranueshme dhe të dëmshme për familjen dhe shoqërinë shqiptare ligjërimin e surrogacisë, të sterilizimit me dëshirë,  lejimin e abortit deri në javën e 14,  si dhe […]