Forcat ukrainase kanë përdorur për herë të parë raketa të veçanta të marra nga SHBA – të cilat shënjestruan trupa ruse në fushëbetejë, kurse pamjet e sulmeve janë bërë virale. Si pjesë e ndihmës së saj ushtarake për Kievin, SHBA-të i kanë dhënë tashmë rreth 20 HIMARS (Sisteme raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë) […]
Shqipëria është eliminuar nga EURO 2024 me një pikë nga grupi B. Ndonëse ishin në grupin e vdekjes, shqiptarët luftuan në të tri ndeshjet. Të parën e nisën me golin rekord, më të shpejtin në histori të Evropianeve, pasi Nedim Bajrami tronditi Italinë pas 22 sekondave. Por atë lojë e humbën 2:1. Të dytën, kundër […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë serbin, Nenad Orlloviq, i njohur si “Rusi”, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar. Gjithashtu, ai është dënuar edhe për veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe […]
Një muaj më parë aktori i mirënjohur dhe autori i Al Pazar dhe Fake OFF në Vizion Plus, Agron Llakaj humbi shoqen e jetës, bashkëshorten e tij Kostandinën. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, Kostandina mbylli sytë përgjithmonë më 24 maj. Sot, një muaj më vonë Agron Llakaj ka bërë një posim […]
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, në prag të ndeshjes më Shqipërinë, ka komentuar të dyja skuadrat ku e ka lavdëruar ekipin Kuq e Zi. Ai ka thënë se e njohin mirë Shqipërinë dhe ata janë surpriza e këtij kampionati, e se nuk ja kanë frikën Spanjës. “Duke e njohur mirë Shqipërinë, nuk jemi […]
Hanna Hygo ka ardhur nga Gjermania për të parë Shqipërinë nga afër, prej vitesh ka kontakte dhe shoqëri me shqiptar në Gjermani sa ka mësuar dhe gjuhën shqipe. “Kam shumë kontakt me shqiptar në Gjermani. Unë lexoj shumë sepse i dua librat. Kam lexuar librat e Ismail Kadaresë”, u shpreh Hanna. Në Kukës vjen për […]
Gazeta e madhe spanjolle, Marca, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Kombëtares së Shqipërisë, në prag të ndeshjes me Spanjën në “Euro 2024”. “Shqipëria, ekipi me dhjetë flamuj” është titulli i shkrimit. Marca ka shkruar se Sylvinho ka zgjedhur lojtarë të lindur në nëntë vende të ndryshme: Shqipëri, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Kosovë, Gjermani, […]
Një stuhi e fortë ka goditur pasdite pjesë të Serbisë. Breshër ra në disa qytete në madhësinë e një topi tenisi. Pas disa ditësh valë të të nxehtit, dhe temperatura deri në 40 gradë Celsius, stuhia erdhi fillimisht në Serbinë Perëndimore e pritet të vazhdojë edhe në pjesët tjera. Breshër pati edhe në disa pjesë […]
Shtetasi amerikan dhe ish-marinsi, i arrestuar në Rusi, Paul Whelan, duke folur me telefon nga burgu, për prestigjiozen amerikane, CNN, thekson se 2 mijë ditë në një zonë të largët të Rusisë është kohë e humbur, për një krim të cilin ai pretendon se nuk e ka kryer kurrë. Whelan, i cili është shpallur i […]
Testit të Maturës Shtetërore sot po i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës. Si edhe çdo vit tjetër, edhe sivjet po raportohet se po bëhen kopjime masive. Edhe pas përgatitjeve për kontrolle të rrepta, nxënësit po zgjedhin rrjet sociale për të marrë përgjigjet e gatshme, duke i shpërndarë pastaj tek të gjithë. Në grupet ku po […]