Trupat ukrainase janë tallur me gjeneralët e Vladimir Putinit pasi pushtuan një post komandimi në rajonin kufitar rus të Kurskut. Në videon, i cili u shpërnda nga blogeri për WarTranslated Dmitri Masinski, dy ushtarë thonë me shaka “kemi kërkuar dy tanke!” E qeshura shpërthen mes burrave, siç thotë një tjetër ushtar “merre një stilolaps dhe […]
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka kundërshtuar zërat se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit, duke i quajtur këto pretendime të pavërteta dhe çorientuese. Në një postim në platformën “X”, Lajçak ka theksuar se BE-ja gjithmonë ka insistuar që çështja e hapjes së […]
Koalicioni VLEN e ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Zëdhënësi i koalicionit, Fari Iseni, tha se ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Sipas VLEN, kjo do të […]
Real Madridi dhe Atalanta takohen sonte në finalen e Superkupës së Evropës në Varshavë të Polonisë. Mbretërit vijnë në këtë përballje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atalanta vjen si fituese e Ligës së Evropës. Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy teknik italianë që njihen për taktizimet e tyre. Carlo Ancelotti si zakonisht e […]
Ukraina kreu një sulm me dron në katër fusha ajrore ushtarake ruse në një operacion gjatë natës, sipas një burimi të sigurisë ukrainase. Sulmi, i cili kishte në shënjestër bazat ajrore ruse Voronezh, Kursk, Savasleyka dhe Borisoglebsk, synonte të minonte aftësinë e Moskës për të përdorur aeroplanë luftarakë për sulme me bomba rrëshqitëse në Ukrainë, […]
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor, respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, pasi siç thuhet në njoftim të IPK-së, ai dyshohet që së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, ish i burgosur, i cili u […]
Një pjesë e qendres së Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike. Kjo për arsye se në ndërtesën e Prokurorisë Speciale ka hyrë uji. Kështu ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi. Krasniqi tha se “kjo u bë për shkaqe të sigurisë”. “Derisa të rregullohet problemi nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, rryma nuk do të […]
Iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës” në Britani të Madhe i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës në lidhje me hapjen e urës së Ibrit. Megjithatë, në komunikatën e kësaj iniciative është thënë se duhet të kihet kujdes në mënyrë që ky veprim të mos e arrijë efektin e kundërt. “Iniciativat që bashkojnë komunitetet, siç është […]
Policia e Kosovës ka shpeshtuar patrullimet në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në bjeshkët e Istogut. Javën e kaluar është raportuar për patrullime të shpeshta të policisë serbe dhe forcave ushtarake të Serbisë. Ani pse nuk ka pasur ndonjë provokim, barinjtë e këtyre zonave janë shqetësuar me praninë e tyre, sidomos tani në kohën […]
Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte dënuar imamin Zekirija Qazimin me 10 vjet burg për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme. Ai akuzohej për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Ai pas lirimit, ka mbajtur […]
