Vëllai i Faton Hajrizit: Do të vijë në varrimin e tij, kam angazhuar avokatë për shpifjet që po bëhen

Artan Hajrizi është deklaruar sërish për rastin e vëllait të tij, Fatonit. Ai ka thënë se ka angazhuar avokatë, siç pretendon ai për të gjitha shpifjet që po bëhen nga analista dhe gazetarë në Kosovë. “Unë krejt ia kam lënë avokatit, ai merret me këtë punë. Për shpifje për të gjitha, merret ai. Avokati merret […]

“Në fillim të korrikut e kanë gjuajt me armë në Ujman”, Sveçla reagon pas deklaratës së Burim Ramadanit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka reaguar ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, i cili mbrëmë në Pressing të T7 tha se ministrin Sveçla e kanë gjuajtur me kallash derisa ai ka qenë në Ujman me barkë. Sveçla e ka mohuar këtë deklaratë, duke thënë se nuk është sulmuar asnjëherë as me kallash dhe as […]

Gjermania e ndalon Qendrën Islamike të Hamburgut

Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) – një organizatë që, sipas inteligjencës vendase, kontrollohet nga Irani. Paraprakisht, policia bastisi hapësirat e saj brenda xhamisë shiite Imam Ali në Hamburg, si dhe në tetë lande të tjera. Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane e klasifikoi atë si organizatë ekstremiste. Sipas një […]

Në zgjedhjet e radhës për Kuvend, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik

Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik. Në zgjedhjet e kaluara ky numëri ishte më së shumti deri në 5 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik, por kjo është […]

Harris e ‘poshtëron’ kryeministrin izraelit, nuk merr pjesë në fjalimin e tij në Kongres

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka njoftuar se në vend të bashkëkryesimit të fjalimit në një takim të përbashkët të Kongresit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ajo do të marrë pjesë në një ngjarje të planifikuar më parë në Indiana, Zeta Phi Beta Sorority Grand Boule në Indianapolis. Meqenëse është një mbledhje e përbashkët e Dhomës […]