Të paktën 11 të plagosur nga predhat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Të paktën 11 persona janë plagosur pasi raportohet se janë lëshuar predha nga Libani për në Majdal Shams, Lartësitë e Golanit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe shërbimit të emergjencës kombëtare të Izraelit. “Pak më parë kanë rënë sirenat në zonën e Majdal Shams. Një predhë u identifikua duke kaluar nga Libani në drejtim […]

Lumir Abdixhiku konfirmon pjesmarrjën në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani ditën e mërkurë. Kështu ka konfirmuar për “GazetaBlic zëdhënësi për media i LDK-së, Besian Mustafa. “Ju konfirmoj qe kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesen si dhe te mërkuren në takim do jep qëndrimet e LDK-së” tha Mustafa. […]

E rëndë në Durrës/ U zhduk dy ditë më parë, 20-vjeçari gjendet i mbytur në det

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria. Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan, është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, mësohet se 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë. […]

“Diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore!”, avokati i Berishës thirrje për revoltë: Dilni nga shtëpitë, thyeni sportele, rrihni policët dhe vrisni…

Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Gend Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë […]

U arrestua në kufirin serb, protesta në Shkup dhe Ferizaj për lirimin e veteranit të UÇK-së

Të afërm dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e këtë kërkesë e kanë bërë nga dy protestat e organizuar para Gjykatës së Shkupit dhe në Ferizaj. Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarresti të lëshuar nga […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila u është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e […]

Kroacia i shpall persona të padëshiruar tre politikanë pro-serb nga Mali i Zi! Në mesin e tyre edhe kreun e parlamentit dhe zëvendëskryeministrin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Zagrebi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiq, deputetin Millan Knezheviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq, persona të padëshirueshëm. Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak […]

Ceremonia e pazakontë e hapjes së Lojërave Olimpike, shihni delegacionin shqiptar në “parakalimin” mbi varkë (Video)

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë hapur sot me ceremoninë e zakonshme ku pjesëmarrës janë edhe atletët të cilët do të garojnë në këto ditë për të fituar medaljet e lakmuara. Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë […]