Osmani: Sportistët hapën dyer për Kosovën që nuk i hapi askush nga politika

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë e saj për sportistët kosovarë që po përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Presidentja vuri në pah sakrificën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve të tyre, të cilët kanë punuar me vendosmëri për të arritur këtë nivel të lartë të konkurrencës. “Vazhdimisht […]

Konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë, Kurti: 3 mijë e 941 qytetarë serb kanë aplikuar deri më sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se 3 mijë 941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Kosovës kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë-shofer të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka njoftur se […]

Pothuajse gjysma e adoleshentëve ndihen të varur nga rrjetet sociale

Pothuajse gjysma e adoleshentëve ndihen sikur janë të varur nga rrjetet sociale, sipas një analize të Universitetit të Kembrixhit. Gjetjet e hershme nga studimi, i kryer në universitet, u përshkruan si “mahnitëse”, me studiuesit që thonë se marrëdhënia e disa njerëzve me mediat sociale mund të jetë “varësuese ndaj sjelljes”. Ndryshe nga sëmundjet e varësisë, […]

Lojërat Olimpike! Kampioni italian humb unazën e martesës në lumin Sena, ja përgjigjia që mori nga bashkëshortja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lojërat Olimpike në Paris, ku një sportist italian në disiplinën e kërcimit së larti ka humbur unazën e martesës në lumin Seine, gjatë ceremonisë hapëse. Gianmarco Tamberi kampion botë në kërcim së larti nuk mundi ta mbante të fshehtë, por zgjodhi që gruas së tij t’ia komunikonte përmes […]

Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët: “As mos pëshpërit në gjuhën tënde”

Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për migrantët e Azisë Qendrore. Rregullat kufizojnë ashpër përdorimin e gjuhës së tyre amtare dhe i paralajmërojnë ata kundër faljes në publik dhe sakrifikimit të kafshëve për qëllime fetare. Ato u prezantohen migrantëve përmes një kursi 70-minutësh, të krijuar nga Agjencia Federale e Çështjeve […]

Me ndihmën e helikoptereve, terhiqet trupi i turistit që humbi jetën dje në Valbonë

Pas më shumë se 24-orësh intervenim, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë i alpinistit kosovar, i cili ditën e djeshme kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”. Personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva. Siç raportuan […]