Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë pasi mposhti me sukses xhudisten nga Kroacia, Kriston, raporton Sinjali. Laura e ka fituar këtë medalje në ‘Golden Score’ pas një gabimi të kundërshtares. Kjo është edhe medaljen e saj e parë olimpike në debutimin e saj të parë në olimpiadë.
Parashutistët ukrainas nga Brigada e 79-të Sulmuese Ajrore Tavri zmbrapsën një tjetër sulm të madh nga rusët, të cilët vendosën 57 pajisje në fushën e betejës Kurakhovo në rajonin e Donetsk. “Okupatorët nisën një ofensivë të dytë me 57 autoblinda për të thyer mbrojtjen e parashutistëve Tavria në frontin e Kurakhovës, sulmi masiv rus përfundoi […]
Kryeministri Edi Rama, në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, theksoi rëndësinë e madhe strategjike të këtij porti për Shqipërinë. “Porti që kemi në mes të Durrësit ka impakt qesharak në ekonomi, ndërsa ky i riu do të impaktojë ekonominë dhe sigurinë tonë, pasi do të ketë edhe krahun […]
Përfaqësuesi kroat në Kuvend dhe kryetari i komunës së Sinjës, Miro Bulj, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk ka dallim mes Kroacisë aktuale dhe ish-NDH-së. Vuçiq e bëri deklaratën e lartpërmendur pasi Kroacia mori një vendim për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve malazezë pro-serbë dhe prorusë Andrija Mandiq, […]
Në ditën e sotme të Lojërave Olimpike, radhën për të zbritur në skenë e pati notari shqiptar Grisi Koxhaku. Notari shqiptar ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë, teksa u rendit në vendin e pestë me kohën 52.32. Nga ana tjetër, një rezultat mjaft pozitiv u regjistrua nga […]
Ka shkuar në tre numri i fëmijëve të vdekur nga sulmi i së hënës në një ngjarje vallëzimi në veri të Anglisë. Policia konfirmoi të martën se fëmija i tretë vdiq si pasojë e plagëve të marra në sulmin me thikë një ditë më parë në Southport, në veri të Liverpulit. Një 17-vjeçar po mbahet […]
Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës. Bëhet fjalë për një përbindësh 100 katësh i projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio. Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se folën për koordinim për disa takime e aktivitete që ajo pritet t’i ketë në OKB. Presidenca njoftoi se Osmani e Hovenier kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në vend, “me fokus […]
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç, më 29 korrik tha se arrestimi i Milan Radoiçiçit ishte një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd. Në një intervistë për BETA-n, Trajkoviç tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të duhet të arrestojë Radoiçiçin për ngjarjet në Banjskë brenda […]
Në Shëngjin situata me zjarrin ka dalë jashtë kontrollit për momentin. Si pasojë e erërave të forta, zjarri të martën ka depërtuar brenda një restorti. Sipas videove të “TopChannel”, zjarri shihet teksa ka djegur disa nga çadrat dhe një kafene që ndodhej pranë detit. Autoritetet në Shqipëri po përpiqen të parandalojnë përhapjen e flakëve. Por […]