Kurti apel Serbisë t’i kthehet marrëveshjeve: Kosova është e gatshme t’i zbatojë ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke theksuar se nuk mund të ketë një plan B për dialogun përderisa plani A nuk po respektohet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tha se Serbia duhet t’i përmbahet marrëveshjeve për të avancuar procesin e […]

Haradinaj vazhdon sulmet ndaj qeverisë Kurti si dhe fillon me premtimet përzgjedhore për paga të larta!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, në një konferencë për media pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme, theksoi se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, ku sipas tij do t’i kthehet normaliteti vendit. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se nuk do të lejojnë […]

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate në Çikago: Biden flet sot, Obama të martën, Clinton të mërkurën

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate nis punimet mbrëmjen e së hënës në qytetin e Çikagos. Gjatë aktivitetit katërditor, që shënon pikën kulmore për demokratët, pritet të mbahen fjalime në mbështetje të kandidates për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris, por nuk do të mungojnë dhe sulmet ndaj kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump. Demokratët kanë zgjedhur […]

Krasta: Jam shumë i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske

Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, është duke dhënë intervistë në RTK dhe në pyetjen e parë për lajmin e “Slobodna Bosnës” që sulmoi dy media të Kosovës, ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete. Përkundrazi tha se ndjehet i lumtur që “në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske”. “Si pjesëmarrës që […]

Grafit i ri antishqiptar në Bujanoc, Kamberi: Kërcënimet ndaj shqiptarëve kanë marr hov

Grafite ku bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve janë parë shumë shpesh ditëve të fundit në Bujanoc. E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Së fundmi një grafit […]

Rritje e rasteve me COVID-19, nga 400 testime të kryera brenda javës 177 kanë rezultuar pozitiv

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ka rritje të rasteve me COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit. IKSHPK shton se në periudhën 14-19 gusht janë kryer 400 testime ku prej tyre 177 raste kanë rezultuar pozitiv. “Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të […]