Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka potenciale të mëdha për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë, por mungesa e vizionit dhe politikave shtetërore për zhvillimin e këtij sektori, e ka lënë në fundin e listës. Haradinaj ka thënë kështu gjatë vizitës që i ka bërë një fermeri […]
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK, autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së. “Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për […]
Pritjet për të dalë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë po vijojnë deri në një orë. Siç bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona arrin në 300 metra. Deri në 20 minuta po pritet në Merdarë, ndërsa 10 minuta në Jarinje.
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka publikuar një letër të derguar nga tash presidenti i SHBA-ve Joe Biden për ish-presidentin Thaqi në vitin 2019. Behram tha se kjo është një nga dokumentet të cilat i ka “shpëtuar” pa i marrë Gjykata Speciale. Ai tregon se në fund te letrës Joe Biden kishte shkruar me […]
Një serb është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitar Jarinje për shkak të një rasti të regjistruar dy vite më parë. Këtë informacion e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, shkruan Ballkani.info. D.N. është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 5, dhe kjo […]
Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, zv.kryeministrin Aleksandar Nikollovskin, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani marshuam për të shënuar 33-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. “Përmes një marshi simbolik, u solidarizuam me popullin ukrainas, i cili po përballet që më shumë se 900 ditë me dhimbje e […]
Një shtetase kineze është arrestuar, pasi akuzohet si tutore e një rrjeti prostitucioni që ushtronte veprimtarinë në Tiranë. Në pranga ra 38-vjeçarja kineze, e cila ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Red Light 2”, ku më herët u arrestua edhe mikesha e saj kineze, e përfshirë në rrjetin e prostitucionit. 38-vjeçarja kineze u […]
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Ballkan dhe rëndësinë e takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti. Në një intervistë në “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News, Ngjela u shpreh se shefi i CIA-s ka ardhur me ‘gjuhë force’ dhe se se diçka në favor të Kosovës […]
Një fotografi që e nxori Zyra e Kryeministrit nga takimi që pati dje kryeministri Albin Kurti me shefin e CIA’s, William Burns, u komentua shumë në rrjete sociale. Burns kur përshëndeti Kurtin në zyrën e tij mbante dorën në xhep. Shumë sugjerime u dhanë se çfarë mund të nënkuptonte ky veprim i Burns, por profesori […]
Një luftë kërkon kapacitete, mbi të gjitha kur zhvillohet në një kohështrirje të gjerë dhe në shkallë të lartë luftimesh. Ajo ka ndodhur edhe me Izraelin dhe Hamasin që prej 7 tetorit 2023, kur një sulm i organizatës terroriste Hamas la të vrarë mbi 1 mijë e 200 izraelitë në jug të vendit, pas një […]