Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas disa orëve protestë të qytetarëve opozitarë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se beteja e mosbindjes civile do të vazhdojë, ndërsa krahas saj ka ndarë pamje nga shpërthimet me molotov në institucionet shtetërore. “Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon! #sb”, ka shkruar Berisha […]
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në protestën e PD, teksa një ambulancë me sirenën e ndezur është ndaluar nga një grup protestuesish, të cilët i kanë hapur derën dhe më pas ambulanca është larguar. Ndërkohë, një tjetër grup protestuesish kanë thyer stacionet e autobusëve dhe reklamat në kryeqytet.
Protesta e PD, ka edhe pasoja. Një grua raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës. Radha kilometrike e makinave në dhjetra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit. Pasi ka […]
Opozita në Shqipëri protestoi të hënën për 3 orë në Tiranë duke hedhur molotovë dhe sulmuar disa prej institucioneve. Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, më pas, turma e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt selisë së PS, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh molotov. Policia sekuestroi […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një përson lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit. ‘’Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit(DHKEK)- Prizren, në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka […]
Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov. Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat. Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar […]
Policia e Kosovës e ka realizuar një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku kanë gjetur armë si kallashnikov dhe granata dore. Organet e rendit realizuan bastisje në një shtëpi, pas një informacioni mund të ketë substanca narkotike. Kështu deklaroi për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani njoftoi dy persona të […]
Pasi u hodhën shashka në drejtim të godinës së Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën te selia e Partisë Socialiste. Menjëherë nisi e njëjta situatë duke hedhur molotov në drejtim të godinës së Partisë Socialiste. Zbrazet bulevardi, protestuesit drejt selisë së PS Kur ka kaluar një orë e gjysmë nga nisja e protestës dhe pas incidenteve të […]
Protestuesit i kanë vënë flakën pemës përpara Kryeministrisë. Të mbledhur në mbështetje të opozitës, protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e krijuar para godinës, ndërsa janë përplasur fizikisht me forcat policore. Nga fishekzjarrët kanë marrë flakë edhe disa prej pemëve në bulevard, ndërsa janë fikur […]
Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin. Ata po zhvendosen drejt selisë së Partisë së Lirisë. Së bashku me ta kanë nisur zhvendosjen edhe policia. Rruga ku po kalojnë është e pabllokuar dhe deputetët demokratë dhe protestuesit po kalojnë përmes makinave, të cilat kanë ndaluar për të mos […]
