Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave me kusht. Deri tash janë procesuar të dhënat e 45% e numërimit të këtyre votave. Vetëvendosje po prin bindshëm me 51.95% të votave. PDK deri tash nga votat me kusht ka 20.51%, ndërsa LDK vetëm 11.14%. Partia e Ramush Haradinajt renditet subjekti i […]
Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai ka vazhduar kërcënimet kundër Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe gruan e tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar rëndë në Karakas në një bastisje dramatike gjatë natës. Kur përshkruante operacionin, Trump hodhi poshtë […]
Vetëm një në tre amerikanë e mbështesin sulmin ushtarak të vendit të tyre ndaj Venezuelës, me të cilin u rrëzua presidenti Nicolas Maduro, ndërsa 72 për qind e të anketuarve thanë se brengosen se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në shtetin e Amerikës Jugore, sipas një sondazhi nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos” që u […]
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili në një intervistë për KosovaPress foli për rënien e rrezikut nga spiunazhi dhe luftën hibride që Serbia dhe Rusia po zhvillojnë kundër Kosovës. Sipas mediave serbe, Petkoviq ka pretenduar se Kurti […]
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke nënvizuar se veprimet e Serbisë janë pasqyrim i drejtpërdrejtë i qëllimeve të Rusisë në rajon. Sipas kryediplomates, politika e jashtme e Beogradit nuk ka asnjë dallim nga ajo e Moskës zyrtare. Gërvalla solli […]
Agjencia Kundër Korrupsionit ka iniciuar zyrtarisht procedurën e verifikimit të pasurisë për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ky vendim vjen pasi institucioni ka konstatuar mospërputhje dhe dallime të theksuara në deklarimet e saj pasurore mes viteve 2024 dhe 2025. Burime të besueshme brenda Agjencisë kanë konfirmuar për VOX Kosova se hetimi administrativ nisi pas vërejtjes […]
Një numër i konsiderueshëm i personave që vuajnë dënimet në institucionet korrektuese u janë drejtuar zyrtarisht Presidencës me kërkesën për falje. Megjithatë, përgjatë këtyre viteve të mandatit të saj, Vjosa Osmani ka vendosur të falë vetëm një grua, raporton Klan Kosova. Ky qëndrim ka nxitur debate të ndryshme në opinionin publik. Disa kritikë vlerësojnë se […]
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka deklaruar pafajësinë e tij ndaj të katër pikave të aktakuzës gjatë një seance dramatike në një gjykatë federale amerikane. Sipas raportimeve nga gazeta “The Guardian”, mbi të rëndojnë akuza të rënda që përfshijnë konspiracionin për terrorizëm përmes narkotikëve, importimin e kokainës, si dhe posedimin e paligjshëm të mitralozëve dhe […]
Cilia Flores është bashkëshortja e Nicolás Maduro dhe një politikane me histori të gjatë në strukturat qeverisëse të Venezuelës. Para se ta njihte Maduron, ishte e martuar me një polic, me të cilin ka tre djem E fshehtë, dinake, e prirur ndaj nepotizmit dhe e pamëshirshme – kështu e përshkruajnë mediat botërore Cilia Flores, bashkëshorten e Nicolás Maduro dhe […]
Gjatë vitit 2025, punëtorët e sektorit privat dhe publik në Kosovë kanë pësuar një goditje të rëndë socio-ekonomike si pasojë e ngërçit institucional, ku vendi u administrua për gati një vit nga një qeveri në detyrë, raporton Ekonomia Online. Liderët sindikalë tashmë kërkojnë që ekzekutivi i ardhshëm të prioritizojë urgjentisht dialogun social, rritjen e pagave […]
