SHBA paralajmëron Kanadanë për paktin me Kinën: Do të pendoheni që hapët kufijtë për makinat e tyre

Uashingtoni zyrtar ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të fundit të qeverisë kanadeze për të lejuar importimin e deri në 49,000 automjeteve elektrike kineze me tarifa të ulëta. Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, e ka cilësuar këtë lëvizje si “problematike”, duke paralajmëruar se Otava mund të pendohet për këtë hap në të ardhmen. Në […]

Paçarizi thyen heshtjen: Distancohem nga çdo manipulim, duhet rinumërim total i votave

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi, ka reaguar për herë të parë lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e rinumërimit të votave nga KQZ-ja, duke e cilësuar situatën aktuale si tejet serioze dhe shqetësuese. Përmes një reagimi publik, ai ka ngritur dyshime të forta mbi integritetin e numërimit, duke theksuar se […]

Abdixhiku paralajmëron masa të ashpra: Vjedhja e votave ndaj të rinjve është sulm kundër reformës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me manipulimin e votave në disa qytete, duke akuzuar struktura të caktuara për tjetërsimin e vullnetit qytetar në dëm të kandidatëve të rinj reformatorë. Abdixhiku theksoi se këtyre kandidatëve nuk u është dëmtuar rezultati për shkak të gabimeve të tyre, […]

Kryeprokurori i Prizrenit paralajmëron komisionerët: Kush falsifikoi votat të mos rrijë i qetë, nisin hetimet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar nisjen e veprimeve konkrete hetimore pas evidentimit të parregullsive serioze gjatë procesit të rinumërimit të votave në këtë rajon. Në një prononcim për TV Dukagjini, Kryeziu bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit ka monitoruar procesin dhe, tani që rinumërimi po shkon drejt fundit, janë […]

KQZ lë të hapur mundësinë: Kosova mund të shkojë drejt rinumërimit total të votave

Procesi zgjedhor parlamentar i 28 dhjetorit mund të marrë një kthesë të re, pasi ekziston mundësia që e gjithë Kosova t’i nënshtrohet një procesi të plotë të rinumërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar për Ekonomia Online se hapat e mëtejshëm do të varen tërësisht nga gjetjet e procesit aktual në 28 komunat […]

Trump paralajmëron aleatët: Largohuni nga Irani sa më parë, ndihma për protestuesit është rrugës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka dërguar një mesazh të prerë vendeve partnere, duke u bërë thirrje aleatëve të SHBA-së që të largohen menjëherë nga Irani. Gjatë një vizite zyrtare në një fabrikë në Detroit, lideri amerikan u pyet nga gazetarët nëse vërtet i kishte këshilluar aleatët e Uashingtonit të tërhiqeshin nga […]

Mesazhi i fuqishëm i Trump për iranianët: vazhdoni protestat, ndihma është rrugës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka dhënë një mbështetje të hapur protestuesve që po sfidojnë regjimin në Iran, duke i inkurajuar të vijojnë qëndresën dhe duke u premtuar se mbështetja amerikane po afron. “Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni dhe merrni në kontroll institucionet tuaja. Dokumentoni emrat e vrasësve dhe abuzuesve, pasi ata […]

Lëvizje diplomatike në Bruksel: Spanja mund të zhbllokojë aplikimin e Kosovës për statusin kandidat në BE

Aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat ka mbetur prej kohësh i pezulluar në sirtarët e Bashkimit Evropian. Megjithatë, sipas raportimeve nga Radio Evropa e Lirë (REL), sinjale të reja dhe pozitive po vijnë nga shtetet anëtare lidhur me këtë proces të rëndësishëm integrues. Në bazë të diskutimeve që po zhvillohen në […]

Lamtumirë Mevlude Nesushta: SHSKUK njofton humbjen e parakohshme të zyrtares administrative të QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë njofton lajmin për ndarjen nga jeta të Mevlude Nesushta, Zyrtare Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Ndarja e saj nga jeta është humbje e madhe për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Mevludja […]