Lamtumirë Mevlude Nesushta: SHSKUK njofton humbjen e parakohshme të zyrtares administrative të QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë njofton lajmin për ndarjen nga jeta të Mevlude Nesushta, Zyrtare Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Ndarja e saj nga jeta është humbje e madhe për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Mevludja […]

Kosova drejt “Bayraktarit” të saj: Ridvan Aliu zbulon dronët “Skifter” dhe laboratorët që po pushtojnë qytetet

Ridvan Aliu, figura kyçe pas prodhimit të dronëve kosovarë, ka njoftuar nisjen e prodhimit të katër modeleve të ndryshme me kapacitete të larta, të cilat synojnë të shndërrojnë Kosovën në një lojtar të rëndësishëm në sektorin e mbrojtjes. Prodhimi ka nisur me dronët e vegjël FPV, ndërsa vëmendja po zhvendoset te modelet gjigante. Aliu zbuloi […]

Prapaskenat e largimit të Xabi Alonsos: si një telefonatë nga klubi ndërpreu projektin dhe solli Arbeloan në stol

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Xabi Alonsos nga drejtimi i ekipit të parë, duke emëruar Álvaro Arbeloan si pasues të tij. Ndonëse komunikata e klubit flet për një ndërprerje të bashkëpunimit me marrëveshje dypalëshe, detajet e reja tregojnë se iniciativa për largim erdhi ekskluzivisht nga drejtuesit e lartë të klubit. Xabi Alonso nuk […]

Trump mesazh të prerë iranianëve: merrni kontrollin e shtetit dhe dokumentoni krimet e regjimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka drejtuar një thirrje të hapur qytetarëve iranianë që të vijojnë rezistencën dhe të marrin nën kontroll institucionet e tyre shtetërore. Duke i cilësuar si “patriotë iranianë”, kreu i Shtëpisë së Bardhë i inkurajoi ata të tregohen të qëndrueshëm dhe të mos zmbrapsen përballë represionit të ushtruar […]

LDK vendos kushtin për presidentin: Abdixhiku paralajmëron se pa 15 votat e LDK-së nuk ka stabilitet institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka rikonfirmuar qëndrimin e prerë të partisë se zgjedhja e presidentit të ri duhet të jetë rezultat i një konsensusi të gjerë politik dhe jo produkt i imponimeve partiake. Pas një mbledhjeje maratonike të Kryesisë, Abdixhiku theksoi se çdo marrëveshje e mundshme politike me LDK-në kalon […]

Rënia e bllokut në KEK lë me ngrohje të kufizuar disa lagje: Termokos njofton kur pritet stabilizimi

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar. Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”. Por, sipas paralajmërimeve nga […]

Arratisje si nëpër filma në Durrës: Altin Ndoci godet gardianët dhe ikën me Audi-n që po e priste

Një arratisje spektakolare ka tronditur mesditën e së martës Spitalin e Durrësit. I burgosuri Altin Ndoci, 39 vjeç, arriti t’u shpëtojë efektivëve të Policisë së Burgjeve teksa ndodhej në pavionin infektiv për kontrolle mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri. Sipas të dhënave të para, Ndoci ka goditur me grusht njërin prej efektivëve dhe është përleshur me […]

Prishtina me tarifë hyrjeje deri në 2 euro: drejtori Braha zbulon afatin e fundit se kur nis zbatimi

Komuna e Prishtinës pritet të finalizojë brenda pak muajsh planifikimin për tarifën e trafikut, një masë që synon lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë. Sipas planit, automjetet që hyjnë në Prishtinë parashihet të paguajnë një tarifë prej 1 deri në 2 euro. Drejtori i Shërbimeve Publike, Luftar Braha, konfirmoi se […]

Votat nën lupë: nis rinumërimi masiv në QNR për qindra vendvotime në mbarë vendin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar zyrtarisht procesi i rinumërimit për 914 vendvotime, të cilat përfshijnë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline. Ky proces vjen si pasojë e vendimit të fundit të KQZ-së, ku është përcaktuar rinumërimi i këtyre 914 kutive nga gjithsej 2,557 sosh, në të cilat u […]