Kemi ardhur sot të dëgjojmë se do të rrisin pagat se pa rrogë nuk ka punë. Presim që ajo që do të thonë ministrat të nënkuptojë harmonizim të pagave nga shtatori i këtij viti, si dhe rritje shtesë të pagave vitin e ardhshëm, që do të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për […]
Të afërm dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e këtë kërkesë e kanë bërë nga dy protestat e organizuar para Gjykatës së Shkupit dhe në Ferizaj. Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarresti të lëshuar nga […]
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u ndalua nga policia maqedonase në bazë të një urdhërarresti të Serbisë. Ai sqaroi se raste të ngjashme ka patur edhe në kohën e BDI-së. “E para, për ta informuar opinionin, sepse […]
Ministria e Punëve të Brendshme ka hyrë pasditen e sotme në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë të Maqedonisë. Sipas informacionit të shkurtër zyrtar të MPB-së për “Fokus”, të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, celularët dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur. “Ministria e Brendshme – Departamenti për Policinë kundër krimit […]
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së. Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar […]
Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po kthehej nga pushimet në Slloveni. Sipas mediave serbe, dyshohet se një grua e cila gjendej në automjet, ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti me dy fëmijët e saj dhe një e moshuar kanë mbetur […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga plazhi i Velipojës, ku vërehen turistë të shumtë që po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar. Velipoja, një nga destinacionet e preferuara për pushime në verë, po tërheq vizitorë të shumtë si nga vendi ashtu edhe nga rajoni, përfshirë një numër të madh qytetarësh nga Kosova. […]
Nga VLEN kanë reaguar kundër dekaratës së BDI-së për rastin e dhunës së foshnjës 3 muajshe në spitalin shtetëror në Shkup, me ç’rast kërkonin shkarkimin e ministrit dhe drejtorit. VLEN thonë se BDI po e keqpërdor edhe këtë rast për pikë politike. Reagimi i plotë: Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI […]
Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes tha se Maqedonia e Veriut shumë kohë më parë e ka merituar të jetë pjesë e NATO-s. Ai tha se kjo është një familje e shumë vendeve që realisht i japin përkrahje njëri-tjetrit. “Kohë më parë e meritonim të ishim pjesë e kësaj familjeje, megjithatë bëhet fjalë për organizatën më […]
Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi thanë se e mbështesin propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit. Ata thanë se kolegët nga partitë e tjera të koalicionit kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për këtë propozim, të cilin dje e lëshuan në procedurë parlamentare. “Ndryshimet e propozuara parashohin […]
