Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, me të cilin më 30 prill 2024 Qëndrim Januzi u dënua 17 vite burgim për akuzën se privoi nga jeta G.H, në maj të 2022-ës në Ferizaj. Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, përfaqësuesit të autorizuar të […]
Pak ditë pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, postera me Trump dhe ish të dërguarin e ShBA-së në Ballkan, Richard Grenell, janë parë nëpër Prishtinë. Posterët e postuar përmbajnë fjalët “Make Kosova Great Again”, ngjashëm me sloganin e fushatës së Trump.
Të hënën në Ferizaj janë therur katër persona me thikë nga një burrë i moshës 59-vjeçare, E.S. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të paqarta. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar ngjarjen dhe veprimet e […]
Gjykata Ndërkombëtare Kriminale në Hagë ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm ndaj kryeprokurorit të vet Karim Khan, i cili ka thënë se do të ndihmojë me procesin e hetimeve edhe pse mohon akuzat. Zhvillimi vjen pas raportimeve në media të një dokumenti ku cilësohen akuzat ndaj Khan, që përfshijnë ‘prekje të padëshiruara’ dhe […]
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj. Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore. Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”. Tre prej […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara. “Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi ai në emisionin “DPT TE FIDANI”. “Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat […]
Forumi Ekonomik i Kosovës që u organizua për herë të parë në Paris ka arritur të promovojë me sukses potencialin e Kosovës në bujqësi. Kështu ka thënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Peci ka thënë se në këtë forum janë bërë prezantimet e secilit sektor të bujqësisë, e që ka shpërfaq […]
Dushan Janiç, njohës i dialogut Kosovë-Serbi ka folur se si do të ndikojë ardhja në pushtet e Donald Trump në Ballkan e kryesisht në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij ndryshimet e para pritet të vihen re që në mars të 2025. “Pas muajit mars do të kemi dy gjëra. E para insistimi për marrëveshjen dhe e […]
Me rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë Evropa po friksohet veç të tjerave edhe se mos në Ballkan rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve. Por tani për tani Brukseli duket se do ti përgjigjet me një “JO të fortë, hipotezës së ringjalljes së një propozimi të tillë. Këtë e ka thënë me gojën […]
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, që në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimi dhe prindërit të krijojnë një platformë në nivel vendi, e cila do të adresojë sfidat në arsim, e sidomos rrezikun e mbylljes së shkollave si shkak i largimit të nxënësve. Kryetari i […]
