U sekuestruan shtatë mijë euro e gjësende tjera, Policia jep detaje për aksionin në Graçanicë

Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se kërkonin 25,000€ për të përfunduar një proces në lidhje me pronësinë. Pas bastisjeve, u sekuestruan para të gatshme dhe telefona mobil, ndërsa hetimet vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë. Dy nga të arrestuarit morën […]

Paralajmërimet e Kurtit për sulme në veri u bazuan në informatat e AKI-së, Kuçi i shpjegon faktorët që mund të çojnë në eskalim

Sulme të reja janë paralajmëruar në veri të vendit, konkretisht para dhe pas Vitit të Ri. Kështu bëri të ditur, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media të martën. Lidhur me këto paralajmërime, Gurakuç Kuçi, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, tha për Telegrafin se këto paralajmërime nga kryeministri […]

Policia merr nën kontroll edhe një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele serbe

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është mbyllur një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Ai tha se kjo u bë “në respektim të plotë të legjislacionit tonë” dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe “të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë”. Sipas materialeve të […]

Anulohet vendimi, KQZ urdhërohet ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e saj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja, thuhet se njoftimi i KQZ-së për moscertifikimin është anuluar, duke u argumentuar se Lista […]

“Jack Smith, një gënjeshtar i madh” – Gucati flet për arrestimin nga Specialja dhe trajtimin në burg

Hysni Gucati, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka rrëfyer momentin e arrestimit nga Gjykata Speciale në Hagë, më 25 shtator 2020. Sipas tij, ai ishte ndjekur nga policia dhe arrestimi ndodhi pas një periudhe të gjatë vëzhgimi. “Kam hyrë te berberi dhe e kam parë që ajo makina që […]

Kosova i kundërpërgjigjet Serbisë, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të ngjashme të Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Sipas MPJD-së, ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të […]

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” të lidhura me Listën Serbe? Ja çfarë thotë kryeministri Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot përpara mediave prezantoi kronologjikisht sulmet që u kryen nga qershori e deri më tani në veri, sidomos atë në kanalin e Ibër-Lepencit. Kurti e akuzoi Serbinë për financimin, planifikimin dhe logjistikën e sulmeve terroriste në veri të vendit. Më herët, presidentja Osmani deklaroi se Lista Serbe është […]