Më 6 janar 2025, në zonën historike të Shatërvanit në Prizren ndodhi një incident i vjedhjës. Në shtëpinë e mallrave, dy gra, në bashkëpunim të qartë, shihen duke vjedhur stoli argjendi. Incidenti përmes kamerave të sigurisë u zbulua nga pronari i biznesit “Filigran”, i cili raportoi rastin në Polici menjëherë pas ngjarjes. Pamjet e kamerave […]
Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviq, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin e Kurskut. Zhivkoviq ishte një figurë e njohur për aktivitetet provokuese dhe destabilizuese në Ballkan, veçanërisht në veri të Kosovës, ku kishte marrë pjesë aktivisht në ngritjen e barrikadave që synonin […]
Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi. Dakaj ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar bashkë me vëllanë e tij në Merdarë pasi ishin nisur drejt Italisë. Ai është pritur nga shumë familjar të tij në Merdarë, teksa rruga ishte stolisur edhe me flamuj […]
Varrezat e familjarëve të dy policëve hetues në Kamenicë janë demoluar brenda pak ditësh. Zyrtarët policorë thonë se kjo përbën hakmarrje për punën hetimore të tyre. E në Stacionin Policor në Gjilan theksuan se në mesin e të gjitha varrezave u demoluan vetëm ato të zyrtarëve policorë. Në ditën kur u pensionua polici hetues në […]
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren për të gjitha linjat. Sipas njoftimit nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë […]
A ishte gjatë 2024-ës më efikase Administrata Tatimore e Kosovës apo estrada kosovare shënoi rekord në fitime vitin që lamë pas? Këtë pyetje ndoshta mund të parashtrojmë kur të shohim numrat, apo thënë saktësisht shifrat e eurove që kanë paguar këngëtarët në Kosovë si tatim shtetit, shkruan Telegrafi. Janë plot 3 milionë e 272 mijë […]
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i ka rekomanduar atij angazhimin e avokatit Isuf Zejna si konsulent ligjor për Korporatën Energjetike të Kosovës. Ish-kryeshefi i KEK-ut, në dëshminë e tij para prokurorëve specialë ka deklaruar se rekomandimin për angazhimin e […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët udhëtuan pa viza, me letërnjoftim për herë të parë në Republikën e Kosovës si rezultat i Samitit të Berlinit të cilin zotim e vuri në jetësim Qeveria e Republikës së Kosovës nga dita e parë […]
Kryeqyteti i Kosovës u mbush me atmosferë festive gjatë ndërrimit të moteve. Në orët e para të natës, qyteti mori ngjyra të ndryshme nga fishekzjarret të cilat ndriçuan qiellin mbi qendrën e Prishtinës, duke krijuar një spektakël mahnitës për qytetarët dhe mysafirët e shumtë. Fishekzjarret, që filluan në orën 00:00, ishin një simbol i bashkimit […]
Kosova ka fituar njohje zyrtare nga Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e Amazon. Përmes një njoftimi për media nga zyra e presidentes dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bëhet e ditur se me përfshirjen e saj në te gjitha platformat e Amazon, Republika e Kosovës shënon një moment të rëndësishëm në […]