Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka konfirmuar sot një incident serioz ajror: avionët luftarakë F-16 kanë rrëzuar një dron të paidentifikuar që po i afrohej hapësirës ajrore turke nga drejtimi i Detit të Zi. Mjeti fluturues u vlerësua si “jashtë kontrollit” para se të asgjësohej. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja u krye me sukses në një […]
Bashkimi Evropian ka vendosur zyrtarisht të heqë pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, duke i hapur rrugë investimeve strategjike që kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove. Ky vendim u konfirmua përmes një shkrese zyrtare që Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në BE, Gert Jan Koopman, i ka dërguar zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi. Në […]
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar marrjen e një vendimi të ri për caktimin e marzhës tregtare për produktet e naftës, me qëllim rregullimin e tregut. Sipas njoftimit zyrtar, marzha maksimale e lejuar e fitimit është kufizuar në 2 centë për litër për shitjet me shumicë, ndërsa për shitjet […]
Gjiganti amerikan i industrisë së mbrojtjes, AM General LLC, ka zyrtarizuar nënshkrimin e një kontrate tregtare direkte (DCS) trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Marrëveshja parashikon furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me sistemet elitare të artilerisë mobile, HUMVEE 2-CT Hawkeye 105mm, të shoqëruara me mjete mbështetëse, pjesë këmbimi dhe […]
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur vizionin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke vënë theksin te siguria dhe ekonomia. “Do të ndërtojmë fabrikën e municionit dhe të dronëve, duke e shndërruar sigurinë në një motor të zhvillimit ekonomik e teknologjik. Kjo do të sjellë vende të reja pune […]
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur ashpër zotimeve elektorale të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Murati i ka cilësuar premtimet për rritje pagash e pensionesh si të parealizueshme dhe kontradiktore, përderisa kjo parti refuzoi të votonte Ligjin e Buxhetit. Në reagimin e tij publik, Murati vuri në dukje se […]
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shënuar hapa të rëndësishëm në rritjen e transparencës, veçanërisht përmes publikimit të vendimeve, ndërsa kjo mbetet një sfidë e pazgjidhur për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Këto janë përfundimet kryesore të projektit trevjeçar “Ngritja e Transparencës dhe Integritetit në Sektorin e Drejtësisë”, të prezantuar sot nga Lëvizja FOL në […]
Ministria e Ekonomisë ka hapur zyrtarisht thirrjen për propozime për ankandin e parë të energjisë me erë, me një kapacitet të synuar deri në 100 MW. Gjatë lansimit të kësaj nisme strategjike, u nëvizua potenciali i lartë i Kosovës, ku rreth 17 për qind e territorit vlerësohet të ketë erëra të qëndrueshme, duke e bërë […]
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një ndërhyrje të menjëhershme në palestrën sportive të Mitrovicës së Veriut. Aksioni kishte për qëllim ndalimin e zyrtarëve komunalë, të cilët po tentonin të largonin karriget ekzistuese shumëngjyrëshe – simbol të qytetit – për t’i zëvendësuar ato me ulëse që mbajnë ngjyrat e flamurit të Serbisë. Nga pamjet ekskluzive […]
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian pritet të miratojë këtë të martë konkluzionet zyrtare mbi procesin e zgjerimit të bllokut. Në seksionin e dedikuar për Kosovën, mesazhi është i qartë: kërkohet përshpejtim i menjëhershëm i reformave dhe zbatim i marrëveshjeve. Edhe pse Kosova ka aplikuar për anëtarësim që në dhjetor të vitit 2022, […]
