“Kosova është Shqipëri!”. Djali i ish kandidates për presidente në SHBA reagon ndaj Vuçiç

“Kosova i përket Shqipërisë!”. Është ky mendimi i djalit të Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter. Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në […]

Tri vjet në Qeveri, Kurti: Rritëm ekonominë, paratë i shpërndamë përmes pakove të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për tri vjet në qeverisje kanë arritur që ta rrisin ekonominë. Ai tha se paratë i kanë shpërndarë përmes paketave të ndryshme, duke përfshirë sfidat me pandeminë, inflacionin, energjinë etj. Gjatë intervistës për RTK-në, të enjten, Kurti ka thënë se gjatë këtyre viteve janë përballur me shumë […]

Ambasadori gjerman habitet me ambasadorin Hill: Si mundet të jetë Serbia më afër NATO-s se Kosova

Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik. E i habitur me komentet e diplomatit amerikan u shpreh diplomati gjerman, Jorn Rohde. Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, për këtë çështje tha se është një diskutim fantazmë, për shkak se […]

Aktakuzë kundër 18 personave në rastin “Subvencionet V”, tetë janë zyrtarë – Prokuroria kërkon konfiskimin e 184 mijë eurove

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”, tetë prej të cilëve janë zyrtarë, raporton Express. Aktakuza është ngritur kundër: K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M. Ata akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, […]

Kurti për zgjedhjet e parakohshme: I bëjmë bashkë numrat me opozitën nëse duan, kjo është oferta ime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, muund ta ndihmojnë opozitën. A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj, u pyet Kurti në RTK. “Kjo është e vetmja pyetje që ma […]

Konjufca komenton deklaratën e Escobar: Me Britaninë kemi raport të shkëlqyeshëm, Londra s’është në kornizën e Lajçak

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e përjashtoi Mbretërinë e Bashkuar, kur u pyet të hënën në një intervistë për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet Perëndimore, të cilat, siç tha i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar javën e kaluar, janë të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës. Konjufca tha se me britanikët Kosova ka “raport të shkëlqyeshëm”. […]

Hovenier pas kërcënimit të Vuçiqit: As ne, as populli i Kosovës s’duhet të rrimë pa gjumë për këtë – NATO është gati dhe e përgatitur

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas kërcënimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë në drejtim të Kosovës. Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për sigurinë e Kosovës dhe se as njerëzit në Kosovë s’duhet të mbesin pa gjumë pasi NATO ka një prezencë të […]

Haliti: Gelbardi na tha se UÇK-ja në syrin e shtetit amerikan, është terroriste

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është njëri ndër panelistët që po diskuton sonte në Pressing për Konferencën e Rambujesë, 25 vjet pas. Haliti tha se ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard, u kishte thënë se UÇK në syrin e amerikanëve ishte atëkohë “terroriste”. Por, Haliti tha në çdo takim që zhvillonte delegacioni kosovar, […]