Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se pavijoni i vendit ka fituar një Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në edicionin e 60-të të të njohurit Bienal i Venecias. Kjo mirënjohje vjen si një premiere që prej pjesëmarrjes së parë të Kosovës në këtë event prestigjioz në vitin 2013, […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë lidhur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Haradinaj ka thënë se investimi i 90 milionë eurove vetëm “për zgjerimin e rrugës ekzistuese” është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut. “Me projektin e Autostradës së Dukagjinit […]
Presidentja, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht të bëjnë çmos për ta ndalur, siç ka quajtur ajo, çmenduri që është duke e bërë Serbia derisa po i ndalon dhe po ua merr paligjshëm dokumentet e qytetarëve të Kosovës derisa ata po kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë. Presidentja tha se […]
Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër aktin e paprecedentë të Serbisë, me ndalimin e qindra qytetarëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të ndaluar. Në një komunikatë për media të MPB-së thuhet se pas fitores së djeshme të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku […]
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare. Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten. “Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët […]
Me një shumicë dërrmuese, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan. Para se të ndodhë kjo, Serbia u mobilizua që të luftojë Kosovën në këtë betejë. Përveçse dështoi te shumica e deputetëve që vijnë […]
Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga […]
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë. Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga […]
Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Evropë (SACEUR) dhe Komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, dëshmuan sot para Kongresit amerikan. Cavoli tha që në fillim se NATO nuk është një aleancë me një problem dhe se SHBA nuk është një vend me një problem. “Është e […]
Zëvendës drejtori i Pgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, raporton mediumi në gjuhën serbe “Kossev”. Ky medium raporton se Jankoviq dyshohet se po udhëtonte me gruan e tij në drejtim të Serbisë në kohën e arrestimit të tij. Këtë e tha edhe Jeton Zulfaj, këshilltari për […]
