Britania mbështet pa kushte anëtarësimin në KiE

Në një përgjigje për KOHËN, shefi i Zyrës për Komunikim, Richard Le Vay, ka thënë se e inkurajon Kosovën në rrugën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane. “Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e inkurajon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim […]

Rusia sulmon Kosovën, hakerat bllokojnë faqet e institucioneve

Rusia ka shënjestruar presidencën dhe kryeministrinë e Kosovës. Radio Televizioni Publik raporton se faqet e internetit të institucioneve shtetërore në Prishtinë janë sulmuar gjatë ditës nga hakerat rusë, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky sulm kibernetik kundër Kosovës ka ardhur si hakmarrje për mbështetjen me armë të ofruar […]

Nëntë prokurorë avancohen në PSRK, refuzohen kundërshtimet e tre kandidatëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Prokurorët e avancuar janë: Naim Gashi, i cili nga vlerësimi ka marrë 87 pikë, Arbresha Raça-Shala 85.33 pikë, Shenaj Berisha 83.66 pikë, Shahadin Destani 82 pikë, Halim Borovci 77 pikë, Katriot Memaj […]

Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti ua shpjegon në serbisht procedurën

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Për këtë vendim sot ka njoftuar kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e […]

Kurti e lavdëron punën e gjeneral Jasharit: Ngritja e FSK-së është e paparë në mandatin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Komandantit të FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari. Ai ka vlerësuar se prej kur e ka marrë komandën Jashari ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë. I pari i Qeverisë së mbrëmë ka treguar se mbrëmë ka biseduar gjatë me komandantin e FSK-së për të arriturat […]

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim për shtytjen në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007. Aktgjykimi u shpall sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por që Sekiraqa nuk ishte prezent në sallë. Kjo është hera e tretë që Sekiraqa dënohet për këtë rast. Herën e parë, në […]

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil, ku përfshihen martesat mes gjinisë së njëjtë. Ajo në “Debat Plus”, tha se Kurti foli edhe për fe edhe pse ai thotë se jemi shtet laik. “Për mua personalisht, ka qenë deklaratë provokuese, […]