Më 19 dhjetor 2025, Lëvizja Vetëvendosje e shpalosi programin e saj në Vushtrri, ku kandidati për kryeministër Albin Kurti e vendosi theksin tek ekonomia dhe resurset strategjike. Në këtë tubim, Kurti u zotua se do të synojë investim në Trepçë “bashkë me një korporatë ndërkombëtare”, duke e paraqitur si mundësi për zhvillim industrial dhe rritje […]
Më 20 dhjetor 2025 u publikua raportim se Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas analizimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka gjetur se 28 kandidatë janë të përfshirë në raste/vepra penale, ndërsa 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Sipas të njëjtit raportim, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë 13 […]
Në mbrëmjen e 19 dhjetorit 2025, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi me qytetarë në Malishevë, premtoi investim prej 3.2 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Malishevë–Kijevë, duke e cilësuar atë si projekt të rëndësishëm për qarkullimin lokal dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Në të njëjtin aktivitet, Kurti përmendi edhe […]
Trupi Gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave. Sipas një njoftimi nga Zyra e Prokurorit Special (ZPS), Trupi Gjykues ka urdhëruar që dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklaratat përmbyllëse duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026. Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të […]
Bahamasi zyrtarisht është bërë shteti i 121-të që ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Ky lajm u konfirmua të premten nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila e vlerësoi këtë akt si një hap jetik për forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Sipas Presidentes, ky rezultat është fryt […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin zyrtar të Bahamas, i cili shënon njohjen e katërt për këtë vit dhe bëhet shteti i 121-të që pranon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës sonë. Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Kurti theksoi se viti 2025 po profilohet si viti i madh […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë mirënjohjen e thellë të popullit tonë pas aktit të njohjes nga Bahamasi, duke vlerësuar peshën historike të këtij momenti që hap rrugën për një partneritet strategjik midis dy shteteve. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Bahamasit, Philip Davis, Osmani deklaroi se pranimi […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin zyrtar të Bahamasit, i cili u rreshtua si shteti i 121-të që njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haradinaj vlerësoi se ky hap konfirmon fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë sonë në rrafshin ndërkombëtar. Sipas tij, […]
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e dakorduar në shkurt të vitit 2023 nën ombrellën e Bashkimit Evropian, vlerësohet si një kthesë pozitive drejt stabilitetit, ku të dyja palët “duhet të synojnë progres të menjëhershëm në jetësimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”. Ky qëndrim është i sanksionuar në Aktin për […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur largimin e 50 për qind të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe paralajmërimin se në muajin janar të njëjtat do të hiqen në tërësi. Ai, në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, tha se masat ishin të padrejta që në ditën e parë. Kurti nga objekti qeveritar akuzoi edhe […]
