Kurti thotë se nuk ka incidente në terren, edhe përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pavarësisht paralajmërimeve të Serbisë se çështja e dinarit po u shkakton vështirësi qytetarëve në veri të vendit, nuk ka incidente në terren. Ai ka përsëritur se Qeveria do ta mbështesë planin e Bankës Qendrore të Kosovës për tranzicion, duke theksuar se kjo çështje i ka takuar dhe i takon […]

Mungesë kuorumi, dështon miratimi i komisionit për tenderët njëburimorë

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni. Sipas propozimeve të partive, nëse do të themelohej komisioni, kryesuese do të ishte Hykmete […]

Deputeti danez duke votuar pro Kosovës në Paris, shikimi i përfaqësueses serbe u bë viral

Deputeti danez, Mogens Jensen, ka publikuar në “X”, momentin kur ka votuar pro që të miratohet raporti për Kosovën në Këshillin e Evropës, ngjarje e mbajtur në Paris. Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit […]

Nagavci deputetëve të VV-së që po kërkojnë lejimin e mbulesës në shkolla: S’veprojmë me kushtëzime

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të padrejtë kushtëzimin e disa deputetëve të Lëvizjeve Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se nuk do të përkrahin asnjë iniciativë të kësaj ministrie derisa nuk ndryshohet Udhëzimi Administrativ i cili ndalon bartjen e mbulesës për nxënëset në shkolla. Ajo ka thënë se po bëjnë gjithçka që askujt […]

Kurti për demonstratat e vitit 1989: Ishin simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre. Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se policia e Serbisë gjatë këtyre demonstratave vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. “Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës […]

Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen mbrëmë, publikon emrat dhe fotografitë e tyre

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, të kërkuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë. Policia e Kosovës thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, si kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., megjithatë personat […]

Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar raportin (draft-opnionin) e Dora Bakoyannis, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Raporti u miratua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim. Mësohet se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë […]

Qartet “Slloba i vogel” pas avancimit të Kosovës për në KiE: Vendim i turpshëm dhe skandaloz!

Ashtu edhe siç pritej, Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i ka penguar fakti që është miratuar në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës raporti i raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke pretenduar se i njëjti është i “turpshëm” dhe “skandaloz”, […]