Më shumë se 30 automjete, vila, banesa, restoranti – Konfiskohet pasuria e Radoiçiqit

Më shumë se 30 automjete, një vilë, një banesë, një restorant, e pasuri të tjera i janë konfiskuar kreut të grupit që e organizoi sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, publikoi listën e pasurisë së konfiskuar e sekuestruar dhe njoftoi se 31 mjete transportuese të kapura në Banjskë i janë dhënë […]

Pacolli: Sekuestrimi i pasurisë së Radoiçiqit, mesazh për ata që janë pasuruar jashtëligjshëm

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka folur lidhur me aksionin e sotëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ku u konfiskuan e sekuestruan një varg të pasurive të Milan Radoiçiqit. Pacolli ka thënë se konfiskimi i pasurive të Radoiçiq i cili ka operuar për […]

Konfiskimi i pasurisë së kryeterroristit Radojçiq – Lista Serbe del me reagim propagandues

Lista Serbe ka lëshuar një reagim propagandues kundër aksionit të sotëm të autoriteteve kosovare të cilat basitesën dhe konfiskuan pasuri të kryeterroristit të Banjskës, Milan Radojiçiq. Sipas tyre më këto aksione, kryeministri Albin Kurti, po tenton t’i frikësojë serbët. “Sot në Mitrovicë, në bazë të urdhrit të Albin Kurtit, me qëllim të përshkallëzimit shtesë, në […]

Ata që e sulmojnë KFOR-in veç edhe njëherë, do të përballen me aleancën më të fuqishme në tokë, thotë gjenerali italian

Federico Bernacca, gjeneral brigade dhe zëvendëskomandant i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit (BBF) që organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare (HIIA), dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund ta sulmojnë KFOR-in edhe njëherë dhe të kalojnë pa u ndëshkuar. […]

Joseph: Serbia, problemi më i madh në rajon – njohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së, thelbësore

Edward Joseph, ligjërues universitar dhe njohës i rrethanave politike në rajon, në një intervistë për platformën hungareze “The Long Brief” të martën, tha se përderisa Serbia mbetet problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor, njohja e Kosovës nga pesëshja e Bashkimit Evropian (BE) – Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro – mbetet çështje thelbësore. “Njohja […]

Gazetarja spanjolle: Kosova s’ka lidhje me Kataloninë apo baskët, njohja mund të vijë në të ardhmen e afërt

Kosova ka pak të bëjë me Kataloninë apo vendin Bask. Kështu shkruan gazetarja spanjolle Marta Moreno Guerrero që në krye, në titullin e një artikulli të publikuar në “Kosovo 2.0“. Gazetarja e pavarur e specializuar në politikat ndërkombëtare shkruan se pasi Spanja njohu pasaportat e Kosovës, është e mundur që Madridi “do të jetë në […]