Limaj ironizon: I vetmi “sukses” i qeverisë Kurti mbyllja e dyerve për shtetin e Kosovës – tash e katër vjet…

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj,Qeveria Kurti ka prishur imazhin e Kosovës “të ndërtuar me vështirësi në arenën ndërkombëtare” Sipas tij, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, e cila që katër vjet ka trauma dhe frikë si shoqëri, stagnim në të gjitha fushat dhe asnjë njohje. Kështu është shprehur ai ,në një […]

Kurti apel Serbisë t’i kthehet marrëveshjeve: Kosova është e gatshme t’i zbatojë ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke theksuar se nuk mund të ketë një plan B për dialogun përderisa plani A nuk po respektohet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tha se Serbia duhet t’i përmbahet marrëveshjeve për të avancuar procesin e […]

Haradinaj vazhdon sulmet ndaj qeverisë Kurti si dhe fillon me premtimet përzgjedhore për paga të larta!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, në një konferencë për media pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme, theksoi se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, ku sipas tij do t’i kthehet normaliteti vendit. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se nuk do të lejojnë […]

Krasta: Jam shumë i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske

Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, është duke dhënë intervistë në RTK dhe në pyetjen e parë për lajmin e “Slobodna Bosnës” që sulmoi dy media të Kosovës, ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete. Përkundrazi tha se ndjehet i lumtur që “në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske”. “Si pjesëmarrës që […]

Rritje e rasteve me COVID-19, nga 400 testime të kryera brenda javës 177 kanë rezultuar pozitiv

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ka rritje të rasteve me COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit. IKSHPK shton se në periudhën 14-19 gusht janë kryer 400 testime ku prej tyre 177 raste kanë rezultuar pozitiv. “Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të […]

Ushtaraku amerikan dëshmon në Speciale

Steve Russell, oficer i amerikan i këmbësorisë, ka nisur dëshminë e tij në Speciale. Ai i ka konfirmuar deklaratat paraprake të dhëna pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Trupi gjykues i dhomave të Specializuara e ka aprovuar kërkesën që me të në sallë të jenë tre përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit. Parashtrimi i pyetjeve […]

Këndoi këngë që nxisin përçarje e urrejtje ndëretnike, arrestohet një person në Gorazhdec

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gorazhdec të Pejës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale nxitja e përçarjes dhe mosdurimit. Sipas njoftimit të Policisë ai dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë kanë kënduar këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike me zë të lartë. “Drejtoria Rajonale e […]

Fillon Konventa Kombëtare Demokratike në Çikago- Kurti, Gashi e Nikaj marrin pjesë me ftesë të NDI

Sot në Çikago do të nis Konventa Kombëtare Demokratike, ku duhet të zyrtarizohet emërimi i Kamala Harris si kandidate demokrate presidenciale për zgjedhjet e nëntorit në SHBA. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se ai nuk ka udhëtuar […]

Vdesin dy pacientë në Infektive, ishin të prekur me Covid 19 si dhe kishin sëmundje tjera kronike

Dy pacientë kanë vdekur në Klinikën Infektive, të cilët pos sëmundjeve të rënda kronike, ishin të prekur edhe nga COVID-19. Burime të Klankosova.tv, bëjnë me dije se njëri pacient ka qëndruar shkurt në Klinikë dhe ka qenë i moshës 80-vjeçare. Pra, nuk janë pacientë që në mënyrë primare kanë vdekur drejtpërdrejtë nga COVID-19.