Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në Pejë dhe Klinë, ku janë arrestuar dy persona, të dyshuar për mashtrim dhe shantazh përmes internetit. Sipas njoftimit të policisë, aksioni erdhi pas hetimeve disamujore dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë kontrollit në […]
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Trepça, pasi të martën njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje, ka bërë të ditur se po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje. Me vendim të menaxhmentit të Trepçës, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme afariste në dy njësi biznesore të ndërmarrjes — minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishnicë-Artanë. “Vendimi […]
Qeveria e ka miratuar projektligjin për sigurim të detyrueshëm në kujdesin shëndetësor. Kryeministri Albin Kurti tha paraprakisht se ky vendim do ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve. “Do të marrim vendime të tjera të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e qytetarëve tanë, pa dallim. Ndër to është edhe propozimi […]
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se sa herë e kalon kufirin e Serbisë ndalohet dhe mbahet nga zyrtarët kufitarë serbë. Në një postim në Facebook, ajo është shprehur se ndalimi i saj nuk është një rastësi, por është në kuadër të një listë të zezë, sipas saj, të cilën e ka krijuar zëvendëskryeministri […]
Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale, ka refuzuar akuzën ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, me të cilën akuzohej për sulm fizik ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi. Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë më […]
Partia e Drejtësisë pritet të ngjallet e forcohet goxha për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Klan Kosova merr vesh se kësaj partie politike pritet t’i bashkohen, si listë e veçantë, edhe grupi i deputetëve rebelë “myslimanë” të Vetëvendosjes, në krye me Eman Rrahmanin e Visar Korenicën. Këta të fundit, që janë quajtur […]
Njësiti i Policisë së Kosovës, Fast Kosova po zhvillon një operacion të madh në Mitrovicë, raporton Sinjali. Fast në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, ka arritur të arrestojë disa persona. Sinjali mëson se Policia aktualisht gjendet në qendrën tregtare ETC në Mitrovicë, ku dhe kanë arrestuar disa persona që ishin në kërkim […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se të enjten për vizitë në Kosovë do të jetë ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Tomas Gofus gjersa do të diskutohet lidhur me hapjen e urës së Ibrit. Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se hapja e urës së Ibrit është liri […]
Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto. Vendimi u mor në mbledhjen e të mërkurës. Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona. Në vendim, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është […]
Një nga avokatët më të njohur të Prizrenit, Nexhat Elshani, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës – Dega Regjionale në Prizren, Blerim Mazreku, avokati Elshani ndodhet aktualisht në gjendje kome. Situata e papritur ka krijuar nevojën urgjente për veprime nga ana e […]
