Një delegacion i Listës Serbe ka mbërritur në Prishtinë për një takim me ambasadorë të shteteve të Quint-it dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë. Siç raportojnë mediat serbe, takimi po mbahet në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë. Pjesë e delegacionit janë kryetari i partisë, Zllatan Ellek, nënkryetari Dragisha Milloviq dhe Igor Simiq. Ky takim vjen pas […]
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, e ka cilësuar propagandistik një grafikë të publikuar sot gjatë ditës nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit flet për shumën e pagave që paguhen për një vit në Kosovë në sektorin publik dhe privat. Rukiqi ka thënë se Murati rritjen e pagave në sektorin privat për […]
Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatat) ku do të mund të votojnë të gjithë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës. Gjithashtu, KQZ-ja ka caktuar edhe numrin e votuesve që do të lejohet të regjistrohen […]
Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka reaguar ashpër pas komenteve të anëtarit të Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, i cili konvertimet në fenë katolike i ka cilësuar si ““fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”. “Rugovasve dhe të tjerëve që u pagëzuan sot, urime! Vazhdojmë pa u ndalë, hap pas hapi […]
Nuk mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa kompromis e guxim politik, kanë vlerësuar të enjten presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Macroni vizitoi Serbinë e Sarrazini Kosovën në të njëjtën ditë. Të dy përcollën mesazhin që nga palët kërkohen kompromise për […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, pothuajse gjysma prej tyre gra. Në njoftim thuhet se në ceremoninë e betimit para presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe […]
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas zhvillimeve gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi. Ai ka cituar Macronin i cili fajësoi Qeverinë e Kosovës për gjendjen në veri, derisa u nënshkrua marrëveshja për shitjen e 12 avionëve luftarakë. “CIA ju rrehi shuplaka. Evropa, Gjermania e Bideni sankcione. Macroni ja u rrasi. Tha fajin […]
A.M., 40-vjeç dhe A.Q., 23-vjeçare, janë arrestuar sot nën dyshimin për pesë vjedhje të rënda. Policia njofton se vjedhjet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole. Personat e dyshuar me vendim prokurorit […]
Një veturë është rrokullisur para pak çasteve në afërsi të Sllatinës, që për pasojë raportohet se ka lënë të vdekur një 50-vjeçare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se brenda veturës kanë qenë pesë persona. Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të. Hoxha […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ditën e sotme anëtarë nga delegacioni danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Përmes një komunikate për media, ZKM njofton se Kurti ka shprehur mirënjohjen e thellë për delegacionin dhe angazhimin e tyre aktiv në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në avokimin në […]
