Bllokada në Kuvend, Cakolli i KDI-së: Situata më e keqe se cirku, VV s’ka numra dhe as nuk lëshon pe

Në prag të vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar bllokadën politike që ka pamundësuar formimin e legjislaturës së re. Sipas tij, konstituimi i Kuvendit nuk pritet të ndodhë për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm, nuk pranon të ndryshojë kandidaten e […]

Miftaraj akuzon kryesuesin Dehari për instrumentalizim dhe paralizim të Kuvendit të Kosovës

Dështimi i tentativës së 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagimin e Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Ai i është drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke e akuzuar për instrumentalizim dhe bllokim të institucionit. Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka shkruar: “Avni Dehari, nuk të takon […]

Deputetja e Nismës, Krasniqi, konfirmon takimin Limaj-Kurti: Qëllimi është t’i japim vendit institucionet

Pak para nisjes së vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, e ka cilësuar si shqetësuese bllokadën aktuale politike. Duke folur për media, ajo konfirmoi gatishmërinë e kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje. […]

Peci kundërshton Presidenten Osmani: Moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, gabim strategjik me pasoja afatgjata

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kundërshtuar deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani se Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, duke e cilësuar moszbatimin e saj si “gabimin më të madh dhe me pasoja afatgjata gjeopolitike” të Qeverisë Kurti. Në një postim në rrjetet sociale, Peci ka argumentuar se zbatimi i marrëveshjes do ta transformonte Kosovën […]

Vendimi i 16 korrikut, “test serioz” për Gjykatën Speciale: Avokati Bajraktari flet për shkeljet në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën 16 korrik për të shpallur vendimin mbi kërkesën e mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Lidhur me këtë, avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar këtë datë si një moment kyç dhe një “test serioz për objektivitetin e gjykatës”, duke denoncuar një […]

Rënie e ndjeshme e interesimit për UP-në: Më pak kandidatë se vende të lira, ndryshojnë preferencat e të rinjve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po përballet me një rënie të theksuar të interesimit nga ana e maturantëve. Për 5,723 vende të lira të shpallura në konkursin e parë, kanë aplikuar vetëm 3,398 kandidatë. Këtë e ka konfirmuar prorektorja për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore, Majlinda Gjelaj, e cila ka paralajmëruar se do të […]

Kurti takon zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan: Diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe dialogu me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim pune me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan. Takimi u mbajt në formën e një darke pune në rezidencën e ambasadorit amerikan, e shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Në […]

Shqiptaro-amerikani Alban Dervishi merr komandën e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptaro-amerikani Alban Dervishi ka marrë zyrtarisht komandën e anijes luftarake të Marinës së Shteteve të Bashkuara, USS Pearl Harbor. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila njoftoi se ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua javën e kaluar në San Diego, duke e cilësuar atë një moment historik. […]

Operacioni “Qielli i thyer” kundër grupit kriminal, konfiskohet edhe një veturë që ishte jashtë Kosovës

Në kuadër të hetimeve për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal, posedim të substancave narkotike dhe shpëlarje parash, më 2 korrik është ndaluar dhe konfiskuar një veturë me targa vendore në magjistralen Prishtinë-Pejë. Automjeti ishte në listën e konfiskimit dhe deri tani ishte jashtë territorit të Kosovës. Policia ka njoftuar se hetimet për rastin vazhdojnë […]