Bajqinovci: Ramushin në pak muaj e demantuan ambasadori i ShBA-së në Kosovë dhe CIA amerikane

Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes përmes një statusi në Facebook ka thumbur kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Bajqinovci ka shkruar se Haradinaj është demantuar dy herë nga amerikanët. “Ramushin në pak muaj e kanë demantuar ambasadori i ShBA në Kosovë dhe CIA amerikane. E ky ende mbahet me amerikanë!”, ka shkruar ai. Kujtojmë se ditën […]

Analisti Musliu flet për vizitën dyditore të shefit të CIA-s në Kosovë: Sinjal i qartë për Serbinë, presion i madh mbi Vuçiqin

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë, ka komentuar vizitën e fundit të shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkan (Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi), duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë për Serbinë dhe udhëheqësin e saj, Aleksandar Vuçiq. Sipas Musliut, kjo vizitë rikonfirmoi miqësinë e SHBA-ve me Kosovën dhe vendosi […]

Kryeministri Kurti deklarohet pas takimit me Shefin e CIA: Vizitë historike, mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Drejtorin e CIA-s, William Burns. Sipas njoftimit zyrtar nga Qeveria e Kosovës, kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të […]

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës më 22 gusht. Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit. Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në […]

Gjyqi në Hagë, ​mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë

Kryesuesi i Bordit të Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, Ismail Syla, tha se ky fondacion u ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për rritjen e përkrahjes financiare për mbrojtjen juridike të ish-presidentit Thaçi. Në këtë letër, Bordi i Fondacionit thekson se […]

Ministria e Drejtësisë: Avokati i Veselit nuk u largua për shkak të pagesës, Emerson mori mbi 4 milionë euro

Ministria e Drejtësisë demanton lajmet që po qarkullojnë rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. MD thotë se ka paguar deri më sot një shumë totale prej 26,179,562 eurosh për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim. Pretendimet se Ministria nuk po i […]

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se motivi ishin problemet familjare

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të martën në Prishtinë, ku i vdekur ka mbetur një burrë. E dyshuara 56-vjeçare është dorëzuar menjëherë në polici. Lidhur me këtë vrasje nga Prokuroria Themelore kanë dhënë detaje. Në një përgjigje për Telegrafin nga Prokuroria kanë thënë se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare. “Lidhur me […]