Pikat kufitare me Serbinë pritet të bllokohen sot, Kosova kërkon nga qytetarët të shmangin kalimin transit

I ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi ka thënë se nga sot planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës. Si rrjedhojë, qe dy ditë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë […]

Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada”, për bllokim rrugësh që çojnë në pikëkalimet kufitare Merdar, Jarinjë dhe Bernjak, të premten, nga ora 18:00 në territorin e Serbisë. Nga ky këshill kërkojnë tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat e veriut, […]

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i është përgjigjur ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pas komenteve të këtij të fundit se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, nuk ka arritur të bindë kryeministrin Kurti për një kompromis në lidhje me CEFTA-n. Zulfaj ka thënë se takimi mes kryeministrit Kurti dhe […]

Në Serbi paralajmërojnë se pikat kufitare me Kosovën i bllokojnë nesër nga ora 18:00, përveç Konçulit

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës. Rojeviq tha për agjencinë Beta se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë kalimet nga […]

Albin Kurti takon Enver Petrovcin: Pata kënaqësinë ta vizitoj pas qëndrimit të tij në spitalet e Prishtinës e Stambollit për shërim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar aktorin e madh shqiptar, Enver Petrovci, pas disa problemeve shëndetësore që ka pasur së fundmi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes publikimit të disa fotografive në Instagram, ku shihet teksa e ka vizituar aktorin e mirënjohur në prani të familjarëve të tij. Në postimin e […]

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Në objektin, që strukturat ilegale serbe e shfrytëzuan deri më 30 gusht, si komunë paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veriun e Serbisë, Policia e Kosovës sot ka vendosur flamurin, simbolin shtetëror të Kosovës. Siç njofton gazetarja e Telegrafit nga Mitrovica, Blinera Mehmeti, policia gjithashtu ka larguar materialet dhe gjësende të tjera që ishin brenda […]

Koci: Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, besoj javën tjetër do të udhëtoj në Turqi

Avokati kosovar, Arianit Koci, i cili është edhe përfaqësues ligjor i familjes së Liridon Rexehpit, të riut kosovar që është arrestuar në Turqi nën dyshimet se i njejti ka kryer shërbime për “Mossadin”, ka treguar se Liridon Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Stamboll. Koci për FRONTAL të T7 ka thënë […]