Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se pas sakrificash të gjata e të mundimshme të popullit për liri, 25 vjet më parë erdhi dita që të themelohej edhe Shërbimi Policor i Kosovës, për të cilin tha se ishte domosdoshmëri e kohës dhe e vendit. […]
Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë Pas takimit që zhvilloi me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se miqësia me Turqinë është e bazuar në miqësi të gjatë ne aspektin ekonomik dhe se investimet turke kanë luajtur […]
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan ndodhet për një vizitë në Kosovë, gjersa pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se shteti i Turqisë mbështet Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe e konsiderojnë me rëndësi të madhe që të qëndrojë në këmbët e saja. Fidan në […]
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, të cilit, siç thuhet në një komunikatë për media, ia ka nënvizuar se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet pa vonesa. Sipas njoftimit zyrtar, Bislimi dhe Lajcak kanë […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se gjersa ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusi. Kështu bëhet e ditur në raportin […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-ja ka qenë shumë e qartë për sa i përkët Urës së Ibrit. Ai po ashtu ka deklaruar gjatë një interviste për Radio Televizionin e Serbisë se kanë theksuar vazhdimisht nevojën absolute siç ka thënë ai për themelimin e Asociacionit të […]
Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha për Express se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona. Konfirmimi i plotë i saj: Sot rreth orës […]
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për cështjen e CEFTA’s dhe urën e Ibrit. Basha ka thënë se deklarata e Sarrazin për lëvizjen e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë dhe kundërshtimi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e […]
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojnë Kosovën. Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. […]
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë, deputeti Enver Dugolli, u shpreh i bindur se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do ta tejkalojë rezultatin e shkurtit të vitit 2021. Dugolli tha se do të marrin më shumë besim se para katër viteve. Sipas tij ,opozita është e dobët. “Nuk ka […]
