Haradinaj për Kurtin: “Më pro rus e pro serb sesa Vuçiqi dhe Vulini..”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për politikat dhe veprimet e tij, të cilat, sipas tij, kanë izoluar Kosovën nga aleatët e saj perëndimorë dhe kanë çuar në sanksione nga Bashkimi Evropian. Haradinaj e konsideroi të papranueshme që Serbia, një vend tradicionalisht i afërt me Rusinë dhe i udhëhequr nga liderë […]

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit. Shpallja e aktgjykimit është bërë këtë të hëne nga gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas gjykatësit Sadikaj, nga provat materiale dhe personale nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale siç është akuzuar. […]

Dorasi dhe viktima nga ngjarja tragjike në Prishtinë ishin djemtë e aktorit të njohur kosovar

Vëllai vrau vëllanë në kryeqytet. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmë në rrugën “Tirana”. Për motive ende të panjohura i dyshuari Gent Myftari theri me thikë vëllain e tij, Auron Myftarin. Si shkak i goditjeve të shumta që mori, Auron Myftari nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra. Në lidhje me këtë rast, nga Policia e […]

Bordi i RTK-së njofton dorëheqjen e Adi Krastës, nuk hapen zarfat për Drejtor të ri

Me 6 vota “kundër” e 3 “abstenime” Bordi i RTK-së ka vendosur që të mos hapen zarfet e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore, aty u tha se janë tejkaluar afatet ligjore. Ndërkohë është pranuar dorëheqja e Adi Krastës si zëvendësdrejtor i RTK-së. Sa i përket Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit […]

Sveçla: “Kosova në shumë raporte ndërkombëtare prinë në luftimin e krimit të organizuar”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt. Këtë deklaratë ai e bërë në Ministerialin e BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi […]

Bajqinovci nga Suedia: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në ditën e dytë të vizitës në Suedi, ka qëndruar në qytetin Linkoping. “Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë […]