Vizita e Kurtit në Bosnjë, reagon Gjuriq: Mos të kërkojnë më mbështetje për integritetin e BeH nga Serbia

Pas reagimeve të djeshme nga Republika Srpska për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bosnje dhe Hercegovinë, tashmë ka arritur edhe një koment nga Serbia. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti në Bosnjë e Hercegovinë “dëmton themelet e marrëdhënieve midis Serbisë dhe BeH dhe mund […]

Specialja ngre aktakuzë ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit për ndikim mbi dëshmitarët

Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje. Siç bëhet e ditur në njoftim, “Thaçi ndodhej në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe […]

A po monitorohet infrastruktura kritike me dronët “Bayraktar” nga FSK? Flet ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se sulmi ndaj kanalit kryesor të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok para një jave kishte për qëllim të shkaktonte pasoja të mëdha dhe të dëmtonte funksionimin e institucioneve të Kosovës. Ai theksoi se synimi i sulmit ishte destabilizimi i vendit dhe minimi i shtetësisë së Kosovës. “Kishte synim të […]

Specialja arreston Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun

Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin. Specialja në një njoftim dërguar mediave ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar “po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor […]

“Patriotë me bateria” – PSD-ja i reagon Glauk Konjufcuës pasi përzuri Listën Serbe nga Kuvendi

Partia Social Demokrate i ka reaguar partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, mbi situatën e sotme të krijuar në Kuvend me rastin e pengimeve të punimeve nga Lista Serbe, më konkretisht nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Sipas PSD, konflikti me Listen Serbe në Kuvend, ishte inskenim i dobët i Vetëvendosjes. ”Serbia e zgjedhjeve është Serbia […]

Nuk është përfshirë në listën e LDK-së, reagon ashpër Agim Veliu: “Mua s’kanë mund me më largu as plumbat nga LDK-ja, e lëre më Lumir Abdixhiku..”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ajo që bie në sy është se Abdixhiku ka lënë jashtë liste deputetin aktual dhe ish-kryetarin e Komunës dhe të LDK-së në Podujevë, Agim Veliun. Kjo ishte e pritshme […]

Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë një luftë të re të ftohtë mes tyre

Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se sulmi i javës së kaluar në Kosovë përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Surroi, aktualisht këshilltar i jashtëm i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, thotë se moszbatimi i marrëveshjes të ndërmjetësuar […]

Kurti, O’Brienit: Radoiçiq i lirë, kërcënim për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përderisa Milan Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi do të jetë kërcënim për Kosovën, në një takim në Bruksel të mërkurën me ndihmëssekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien. Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit, kryeministri theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit […]

Dy ushtarët e Malit të Zi që nxitën urrejtje dhe u arrestuan në Kosovë do të suspendohen

Dy pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi të arrestuar së fundmi në Kosovë do të suspendohen dhe do të fillojë procedura disiplinore për mosinformimin e eprorëve se do të udhëtojnë jashtë vendit, ka raportuar “Vijesti” të mërkurën. Rajko Krivokapiq, 34 vjeç dhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç u arrestuan për shkak se targat e automjetit […]