Ushtari rus rrëfen për humbjet e mëdha që i kanë pësuar në Kharkiv: Ishim 100 në regjimentin tim, sot jemi 12

Anton Andreev, ushtar rus nga regjimenti i 1009-të, ka dhënë një pasqyrë reale të ofensivës ruse në rajonin verior të Ukrainës, përkatësisht në Kharkiv. Ai pranoi pa ngurrim se njësia e tij është shkatërruar, ku vetëm 12 ushtarë janë akoma gjallë nga 100 sa ishin në fillim. Ata gjetën vetën nën shkëmbim zjarri të vazhdueshëm […]

Rusia i quan përshkallëzim komentet e Stoltenberg për armët bërthamore

Kremlini i ka quajtur një përshkallëzim, të hënën, komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg rreth bisedimeve për vendosjen e më shumë armëve bërthamore. NATO është në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe duke i vendosur në gatishmëri, përballë një kërcënimi në rritje nga […]

Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë kabinetin e tij të luftës me gjashtë anëtarë, ka thënë një zyrtar izraelit të hënën. Një vendim i tillë është pritur, pasi largimit të gjeneralit Benny Gantz prej kabinetit. Netanyahut tani do t’i duhet të konsultohet për luftën në Gazë me një grup të vogël ministrash, përfshirë ministrin […]

Stoltenberg: NATO po diskuton për të vendosur armët bërthamore në gjendje gatishmërie për shkak të kërcënimit rus

NATO flet për vendosjen e një numri më të madh të armëve bërthamore, heqjen e armëve nga magazinimi dhe vendosjen e tyre në gatishmëri për shkak të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe Kina, tha sot kreu i aleancës. Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike Telegraph se anëtarët e NATO-s po diskutojnë përdorimin e transparencës […]

Mbappe kërkon votë kundër Le Pen në zgjedhje: Situata në Francë, më e rëndësishme sesa ndeshja kundër Austrisë

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe është ndalur të flasë për trazirat politike në vendin e tij në prag të ndeshjes hapëse në Euro 2024 kundër Austrisë, duke i përshkruar ngjarjet si një moment kyç për historinë franceze. Pyetjet e zakonshme në lidhje me ndeshjen e sontme në Grupin D ranë në konferencën për shtyp mbrëmë […]

Policia gjermane vret azilkërkuesin afgan që vrau një bashkëkombës dhe plagosi tre tifozë

Policia gjermane ka njoftuar se kanë gjuajtur dhe vrarë një azilkërkues afgan, në një qytet pranë Berlinit. Sipas komunikatës së policisë, 27-vjeçari afgan fillimisht kishte plagosur një 23-vjeçar bashkëkombës, i cili më vonë ndërroi jetë shkaku i plagëve të marra. Përpos tij, personi në fjalë kishte plagosur edhe tre tifozë gjermanë të futbollit, ku dy […]

Robertson: aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus

Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.Për The Geopost, Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në […]

Tajvani: Kina dëshiron të na ‘eliminojë’

Kina e konsideron aneksimin dhe “eliminimin” e Tajvanit si kauzën e saj të madhe kombëtare, tha sot presidenti tajvanez Lai Tsing-te. Kina e konsideron Tajvanin provincën e saj dhe presidenti Lai ka qenë nën sulme të vazhdueshme personale që nga marrja e detyrës muajin e kaluar. Kina kreu stërvitje në shkallë të gjerë rreth ishullit […]