Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Pas përfundimit të fazës së ‘play-off-it’ e cila dhuroi emocione të mëdha, tashmë është radha për atë të eliminimit direkt, ku nuk pritet të mungojnë ndeshjet interesante. Vëmendja kryesore gjatë mbrëmjes së sotme do […]
“Kohët e vjetra të mira janë kthyer!” Aplikacioni i mesazheve të Meta, Messenger, ka rikthyer zyrtarisht logon e tij ikonë të kaltër në përditësimin e fundit, duke shënuar një rikthim në pamjen e tij origjinale, shkruajnë mediat e huaja. Aplikacioni pësoi një ndryshim të madh të dizajnit në fund të vitit 2020, duke adoptuar një përzierje […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka pauzuar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, vetëm disa ditë pas grindjes së tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në mënyrë anonime, tha: “Presidenti [Trump] ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të […]
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident. Sipas gazetës “Nacionale”, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit. Gjatë konfrontimit, sipas raportimeve, Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave me postë, duke numëruar deri tani 77.54% të tyre. Përfundimi i numërimit pritet të bëhet me 42 kuti të mbetura. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me 52.15%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.24%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.70% […]
Historiani Milan St. Protiq ka deklaruar se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE), si negociatori kryesor për çështjen e Kosovës, për anëtarësimin e plotë në Union, dhe në këmbim të pajtohet për karrigen e Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB). Ai në mediat serbe deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet […]
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer rekordin që ishte vendosur nga Presidentja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021, duke u bërë kështu më i votuari në historinë e Kosovës. Nga votat e rregullta, votat e mërgatës nga përfaqësitë diplomatike dhe ato përmes postës, numërimi i të cilave po […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, pas një urdhri të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai do t’i përgjigjet kësaj thirrjeje, pasi në të njëjtën orë ka një angazhim zyrtar në Gjilan. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, […]
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, thotë se shkëmbimi i së premtes mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, ishte një “përshkallëzim i fabrikuar”. “Nuk ishte një reagim spontan ndaj ndërhyrjeve të Zelenskyt, por padyshim një përshkallëzim i prodhuar në këtë takim në Zyrën Ovale”, tha […]
Tri ditë pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit nga komuniteti serb në veri të Kosovës për “spiunazh”, pothuajse nuk ka asnjë informacion mbi këtë rast. Ajo që dihet është se Jelena Gjukanoviq është punëtore e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Prishtinë. Ndërsa, disa media kosovare shkruajnë se bëhet fjalë për […]
