author

Macron: Po hyjmë në një epokë të re, duhet të përgatitemi që amerikanët të mos jetë në anën tonë

“Ne po hyjmë në një epokë të re”, Emmanuel Macron u tha qytetarëve në një adresim televiziv. Ai përsërit gatishmërinë për të angazhuar trupat franceze si një forcë e mundshme ruajtëse të paqes në Ukrainë nëse arrihet një armëpushim me Rusinë. “Përtej Ukrainës, kërcënimi rus është i vërtetë – ai ndikon tek vendet evropiane”, shtoi […]

Macron dhe Starmer gati të “marrin për dore” Zelenskyn për të shkuar te Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë sërish drejt SHBA-së javën e ardhshme për të zhvilluar një tjetër takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Sipas Daily Mail, lideri ukrainas do të shoqërohet këtë herë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer për t’i paraqitur Trump një […]

“Kjo nuk është normale”, kongresistja demokrate mbajti një letër prapa shpinës së Trump, ia heq shpejt nga dora një republikan

Kongresistja demokrate Melanie Stansbury nga New Mexico mbajti një letër ku shkruhej “Kjo nuk është normale” derisa presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti ligjvënësit duke hyrë para se të mbante fjalimin e tij në një seancë të përbashkët të Kongresit. Por, më pas republikani Lance Gooden nga Teksasi i hoqi shenjën nga duart Stansburyt, shkruan CNN. […]

Lajm i shkëlqyer për shqiptarët e Italisë, Senati miraton marrëveshjen për pensionet

Senati italian miraton në unanimitet marrëveshjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë. Ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në Dhomën e Deputetëve, shkruan A2 CNN. Ndërkohë, Parlamenti i Shqipërisë ka disa muaj që e ka ratifikuar marrëveshjen. Tashmë, mbetet botimi në Fletoren Zyrtare italiane dhe […]

Gjermania kthesë historike, 1 trilion € për të forcuar ushtrinë dhe infrastrukturën

Nga frika e një kolapsi të aleancës perëndimore nën administratën e Donald Trump, establishmenti politik i Gjermanisë ka miratuar një plan historik që mund të arrijë deri në 1 trilion euro shpenzime për mbrojtjen dhe infrastrukturën gjatë dekadës së ardhshme. Në një marrëveshje të arritur mes liderëve të Kristian Demokratëve dhe Social Demokratëve, u ra […]

Supremja ‘godet’ administratën Trump – urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Donald Trump e ka humbur edhe një betejë ligjore në raport me Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Gjykata Supreme, me një rezultat të ngushtë, urdhëroi të mërkurën administratën Trump të zbatojë vendimin e një gjykate federale për zhbllokimin e pagesave për ndihmat e huaja. Sipas “ABC News”, administrata e presidentit Donald Trump duhet të […]