Egli dhe Gjesti kanë shprehur një pëlqim mes njëri tjetrit. Ata po kalojnë shumë bukur. Sot në mëngjez Egli i ka dhuruar puthjes Gjestit. Lidhja e tyre po e shqetëson banorin tjetër Xumin, i cili ka deklaruar se është i dashuruar pas Eglit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb […]
John Ratcliffe, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, u tha senatorëve gjatës seancës së konfirmimit të mërkurën, se agjencia kryesore e spiunazhit duhet të bëjë një punë më të mirë për t’u dalë përpara kërcënimeve globale që vijnë nga Rusia, Kina dhe vende të tjera […]
A keni dëgjuar ndonjëherë për fjalën nankurunasia? Kjo fjalë e lashtë, me origjinë nga Okinawa, Japoni, bart një nga mesazhet më të bukura të jetës: “Mos harro kurrë kush je, jeto për të sotmen dhe të nesërmen, dhe mos harro të buzëqeshësh, sepse edhe dielli nesër do të të presë me një buzëqeshje.” Në kohët […]
Marrëveshja e arritur me Hamasin është një “hap i rëndësishëm” dhe i domosdoshëm për t’i rikthyer pengjet, tha të mërkurën presidenti izraelit, Isaac Herzog, në atë që ishte konfirmimi i parë zyrtar publik izraelit i marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve. Herzog theksoi gjithashtu se zbatimi i saj do të sjellë sfida të mëdha, […]
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për përfshirje në ryshfet lidhur me testin e vozitjes për kategorinë B, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit zyrtar, një instruktor i një autoshkolle private dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një kandidat me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim. Gjatë […]
Ndjesia që koha po ecën me shpejtësi mund të jetë veçanërisht stresuese rreth Vitit të Ri, duke na bërë të ndihemi jashtë kontrollit dhe të fiksohemi te gjërat që nuk arritëm të realizonim. Por, është e mundur ta ngadalësojmë perceptimin tonë të kohës. Perceptimi njerëzor i kohës është shumë i çuditshëm. Ajo mund të ecë […]
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim lamtumirës para kombit të mërkurën mbrëma, vetëm katër ditë përpara se të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Duke folur nga Zyra Ovale, Bideni ka thënë se administrata e tij ka nisur një epokë të re të mundësive amerikane. “Ne kemi nisur një epokë të re të mundësive […]
Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar. Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe […]
Hamas dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të cilën e ka njoftuar Katari të mërkurën mbrëma në Doha. Marrëveshja, e cila pritet të fillojë të dielën dhe të zgjasë 42 ditë, përfshin shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamas dhe palestinezëve të burgosur në burgjet izraelite. Pikat kryesore të marrëveshjes: 1. Kthimi i […]
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe tre mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje më 13 janar u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku […]