Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit të Shalës mëngjesin e kësaj të mërkure. Personi është identifikuar si Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, i cili kishte disa dite i zhdukur. Ai u gjet pas kërkimeve të kryera nga familjarët e tij, pas zhdukjes misterioze pasditen e të shtunës. Pavarësisht gjetjes së […]
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion që synonte evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të lidhura me aktivitetet kriminale të organizatës së drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, përfshirë EUROPOL dhe policitë federale të Belgjikës, Hollandës dhe […]
Në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Republikës së Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, shprehu mirënjohjen dhe respektin e tij ndaj trashëgimisë monumentale të “arkitektit themeltar”. Abdixhiku nderoi jetën dhe veprën e Rugovës duke thënë se “me urtësinë dhe vizionin e tij e drejtoi vendin […]
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke kritikuar raportin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti me Amerikën, në intervistën në Rubikon ka deklaruar se në katër vitet e fundit marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë degraduar. Ai ka thënën se për PDK-në raporti më i rëndësishëm ndërkombëtar dhe pa […]
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr. Pasi i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë, në njoftim thuhet se kryetari Konjufca i njoftoi mysafirët me ecurinë aktuale politike në vendin tonë, në këtë periudhë të fushatës zgjedhore që […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë të kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së sij. Abdixhiku e vlerësoi Rugovën si shqiptarin më të madh të të gjitha kohërave. “Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai […]
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë pas inaugurimit të Donald Trump si presidenti i 47-të i vendit se po largohet nga detyra, por jo nga beteja. Pasi zbarkoi në bazën ushtarake Andrews në Maryland, ai tha se kishte ende shumë për të bërë dhe më pas u kryqëzua. Ish-presidenti u […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është ndjekësi më besnik i Adem Demaqit dhe se ai e urren popullin dhe kishën serbe, prandaj sipas tij “është iluzore që të flasin për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet”. “Ai është nxënësi i Demaqit, ndjekësi më besnik […]
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në bashkëpuim me GIZ Kosova ka hapur thirrjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të shprehur interesimin e tyre për Skemën e Granteve LOT 3. Kjo nismë synon të promovojë dhe forcojë qëndrueshmërinë, inovacionin dhe punësimin në zonat rurale, me mundësi bashkëfinancimi deri […]
Një humanist që ndihmon familjarët, fqinjët dhe mbarë njerëzit që e rrethojnë dhe këtë e bën pa bujë e pa krekosje. Është ky njeriu zemërmirë e zemërbardhë, Nexhmidin Nijaziu nga fshati Bresanë i Opojës i cili sot kremton ditëlindjen e tij të 70-të dhe zgjodha ta kem personazh të këtij shkrimi. Shkruan: Demir Reshiti Nexhmidin […]