ARSENAL ARMATIMI NË ZVEÇAN: Policia Zbulon Pushkë Automatike, Detonatorë dhe Qindra Fishekë, Arrestohet 73-Vjeçari

2 minutes, 59 seconds Read

Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle dhe bastisje të reja në rajonin e Mitrovicës së Veriut, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për posedim të paautorizuar të armëve.

Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione në komunën e Zveçanit, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Në Rastin III, gjatë kontrollit në një shtëpi banimi në lagjen Korile, komuna Zveçan, pronari i shtëpisë ka deklaruar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, ndërkohë që në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e municionit.

Bazuar në dyshime të arsyeshme dhe informata operative, Policia ka realizuar bastisje shtesë në objekte përcjellëse të të dyshuarit, duke u mbështetur në Nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 1.5, për të parandaluar “shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave”.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit dhe materialeve eksplozive, duke përfshirë:

-Dy karikatorë për armë të gjatë, 49 detonatorë elektrik,

-Një thikë dhe një këllëf për armë të gjatë,

-Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8×75 IS

-Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

-Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj

-Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

-Makineria për mbushje municioni

-Pjese shtuese për arme te gjate për trombllon

-Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve

-Armë e gjatë e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion te plote me gjithsej 60 fishek te kalibrit 7.62×39

-Tridhjetë e pesë (35) kutia te mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)

-Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”

-Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”

-Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”

-Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion

-Pajisje distancë matës

-Thike për pushke bajonetë

Personi i dyshuar, S.G., 73 vjeç, është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Ndaj tij është iniciuar rasti penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në Rastin VI, në një tjetër kontroll të zhvilluar në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” në Zveçan, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 12 fishekë të pushkës së gjuetisë, 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 2 sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip për mbajtjen e fishekëve.

Lidhur me këtë rast, nuk është arrestuar asnjë person, por Policia njofton se “është në interes të saj që të intervistohet një person si i dyshuar”.

Edhe në këtë rast është iniciuar procedura penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia rajonale apelon te qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të dorëzojnë armët e paautorizuara.

“Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Publikime te ngjashme