Akuzë Bombë nga Vehbi Kajtazi: ‘Në 2011, Dimal Basha Më Kërkoi Materiale Kundër UÇK-së’

1 minute, 9 seconds Read

Gazetari Vehbi Kajtazi ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj Kryeparlamentarit, Dimal Basha, duke zbuluar për herë të parë se në vitin 2011, Basha i kishte kërkuar personalisht materiale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një punim akademik.

Në një rrëfim ekskluziv në emisionin ‘VV Show’, Kajtazi deklaroi se Basha jo vetëm ishte në dijeni të plotë, por ishte thellësisht i përfshirë në hartimin e atij që ai e cilësoi si “material të poshtër”.

“Në vitin 2011 ai i ka diskutuar me mua punimet që është duke i bërë dhe ka kërkuar material prej shkrimeve të mia… bazuar në dosje të NATO-s… Ai ka pasur interes për këto materiale… Basha le që ka qenë në dijeni por ai është bashkëautor dhe ka shumë hise në këtë material,” tha Kajtazi.

Sipas gazetarit, ky punim akademik tashmë është shndërruar në një mjet propagande për Serbinë, duke u përdorur gjerësisht nga studentët në Beograd për të dëmtuar narrativën e luftës çlirimtare.

Kajtazi theksoi se përmbajtja e shkrimit përputhet me narrativën zyrtare serbe, duke përmendur një fakt tronditës. “Bashkëautorja e Bashës masakrës së Reçakut i referohet si incident… Ne kemi rënë pre e një propagande,” përfund

Publikime te ngjashme