Aktori Laert Vasili bën homazhe në Prekaz, gjesti para varrit të Adem Jasharit vlerësohet lart

0 minutes, 44 seconds Read

Aktori i njohur, Laert Vasili, i cili së fundmi ishte pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP Albania”, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një nga simbolet më të fuqishme të historisë së re të Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Vasili shihet duke u përulur me respekt para varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, një gjest ky që është pritur me vlerësim të lartë.

“Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë,” ka shkruar aktori në përshkrimin që shoqëronte pamjet.

Vizita dhe gjesti i tij kanë nxitur një valë reagimesh pozitive nga ndjekësit në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një shenjë domethënëse respekti për sakrificën e Familjes Jashari dhe luftën për liri, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme